Oda e Farmacistëve të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e radhës, ku janë konstituuar organet e reja të Odës për mandatin 2026–2030.
Me propozim të kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri Bytyqi, Kuvendi ka zgjedhur znj. Jehona Hakaj dhe znj. Adelina Surdulli në funksionet e zëvendëskryetareve të Odës së Farmacistëve të Kosovës, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë këtij Kuvendi janë konstituuar edhe organet e tjera të Odës. Këshilli Drejtues do të përbëhet nga Drilon Gashi, Ismail Shurdhaj, Leart Basha, Nita Kelmendi dhe Shefqet Mehmetukaj.
Këshilli Mbikëqyrës do të udhëhiqet nga Hava Redenica si kryetare, ndërsa pjesë e këtij këshilli do të jenë edhe Astrit Bakiqi si zëvendëskryetar, si dhe Adem Qabrati, Arieta Aliu Bllaca dhe Ilir Luzha si anëtarë.
Në Këshillin Etik është zgjedhur Gylshen Dushi në pozitën e kryetares, ndërsa Gazmend Demiri do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryetarit. Anëtarë të këtij këshilli janë zgjedhur Elham Caka dhe Ganimete Vokrri.
Gjyqi i Nderit do të udhëhiqet nga Durim Surdulli si kryetar, ndërsa Lekë Këpuska do të jetë zëvendëskryetar. Pjesë e këtij organi do të jenë edhe Fitore Fejzullah Kajolli dhe Ramadan Ademaj.
Në funksionin e Prokurorit të Odës është zgjedhur Habib Luma. /Gazeta Shneta/



