Sot në Kosovë pritet destabilizim i fuqishëm i motit.
Parashihet të ketë shtim të vranësirave dhe zhvillime të fuqishme konvektive të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Sipas Meteo Kosova, vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive, erëra mjaft të fuqishme kalimtare dhe shkarkesa të fuqishme atmosferike. Në disa lokacione priten vërshime të shpejta nga reshjet intensive. /Gazeta Shneta/


