Mjeku kosovar, Dr. Burim Prushi, është emëruar shef i Klinikës së Mjekësisë Interne II në një spital në Gjermani, duke marrë një nga pozitat drejtuese në këtë institucion shëndetësor.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, i cili njoftoi se Dr. Prushi ka marrë detyrën e re më 4 korrik, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, Dr. Prushi është pjesë e këtij institucioni që nga viti 2023, ndërsa së fundmi ka ushtruar detyrën e mjekut të lartë drejtues (Leitender Oberarzt) në Klinikën e Mjekësisë Interne II.
“Dëshirojmë ta urojmë Dr. Prushin për detyrën e re dhe t’i urojmë shumë suksese në punën e tij si shef i Klinikës”, thuhet në njoftimin e spitalit.



