Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hapet regjistrimi për Kongresin e VIII të Mjekësisë, OMK fton mjekët të aplikojnë

Lajme 14/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka hapur zyrtarisht regjistrimin për pjesëmarrje në Kongresin e VIII të Mjekësisë, i cili do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor  në Hotel Emerald në Prishtinë.

Sipas njoftimit të OMK-së, kongresi i sivjetmë do të organizohet me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor – Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”, duke u fokusuar në zhvillimet më të reja, sfidat dhe praktikat bashkëkohore në fushën e promovimit dhe edukimit shëndetësor.

OMK ka ftuar të gjithë mjekët e interesuar që të regjistrohen përmes platformës digjitale të Odës, duke theksuar se pjesëmarrja në kongres do të realizohet vetëm me prani fizike.

Sipas njoftimit, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndërsa regjistrimi do të mbetet i hapur deri në plotësimin e kapaciteteve të parashikuara.

Për t’u regjistruar, mjekët duhet fillimisht të hyjnë në profilin e tyre në platformën digjitale të OMK-së dhe më pas të aplikojnë për pjesëmarrje përmes seksionit të dedikuar për edukimin e vazhdueshëm profesional.

Pas përfundimit të aplikimit, konfirmimi i regjistrimit do të dërgohet në adresën elektronike të përdorur gjatë procesit.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha informacionet dhe njoftimet lidhur me Kongresin e VIII të Mjekësisë do të publikohen në kanalet e saj zyrtare.

Në rast të vështirësive teknike gjatë regjistrimit online, OMK ka vënë në dispozicion edhe mbështetje përmes numrit të telefonit 049 872 300 dhe adresës elektronike [email protected].

Artikulli paraprakFituesi i Nobelit që zbuloi se agjërimi ndihmon trupin të pastrojë qelizat e dëmtuara, dhuron medaljene tij
Artikulli i rradhës Të përzierat e rënda gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun për komplikime te nëna dhe foshnja

Ju sugjerojmë

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

15/07/2026 Lajme

Ballazhi: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

15/07/2026 Lajme

AUV: Rezultatet laboratorike do të përcaktojnë shkakun e rasteve të raportuara

15/07/2026 Lajme

Maji, lindjet në Kosovë numri rritet për 3% krahasuar me prillin

15/07/2026 Lajme

Pas raportimeve për helmim, Sach Pizza: IKSHPK nuk evidentoi Salmonella në mostrat ushqimore të analizuara

15/07/2026 Lajme

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

15/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.