Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Supremja e dënon me 30 vjet burg Edmond Lajçin

Lajme 16/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Supreme e Kosovës ka ndryshuar vendimin për dënimin ndaj të pandehurit Edmond Lajçi, duke ia zëvendësuar dënimin me burgim të përjetshëm me 30 vjet burgim, ndërsa në pjesët e tjera ka lënë në fuqi aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, ankesa e mbrojtësit të të pandehurit është aprovuar pjesërisht, vetëm sa i përket llojit të dënimit.

“Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën e mbrojtësit të të pandehurit E.L., dhe përgjigjen në ankesë të përfaqësueses së autorizuar të palës së dëmtuar, ka aprovuar pjesërisht ankesën dhe ka ndryshuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit, sa i përket vendimit për dënimin”, thuhet në njoftim.

Supremja ka vendosur që Lajçi, i shpallur fajtor për veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, të dënohet me 30 vjet burgim.

“Gjykata Supreme ka vendosur që të pandehurit E.L., i shpallur fajtor për veprat penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal, t’i shqiptohet dënimi me 30 (tridhjetë) vjet burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 16 prill 2024.”

Gjykata Supreme thekson se gjykatat e instancave më të ulëta kanë vërtetuar drejt fajësinë e të pandehurit dhe cilësimin juridik të veprave penale, duke mos konstatuar shkelje thelbësore procedurale apo të ligjit penal.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë vërtetuar drejt gjendjen juridike lidhur me fajësinë e të pandehurit dhe cilësimin juridik të veprave penale, ndërsa nuk ka gjetur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje të ligjit penal në këtë aspekt. Po ashtu, ka vlerësuar se, pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri, pretendimet ankimore për vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike nuk ishin të lejuara sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.”

Megjithatë, sipas Supremes, gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal, që rregullon shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj.”

Gjykata ka rikujtuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale.

“Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit. Në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor.”

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme thekson se dënimi prej 30 vjetësh është në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe individualizimit të dënimit.

“Duke u mbështetur në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm.”

Artikulli paraprakA janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?
Artikulli i rradhës Gjermania rrit taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Ju sugjerojmë

Drejtori i ShSKUK-së: Intervenimi në Pediatri nuk është reagim pas publikimeve, ekziston plan për transformim rrënjësor

16/07/2026 Lajme

Uganda nxjerr nga spitali pacientin e fundit me Ebola

16/07/2026 Lajme

Gjermania rrit taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

16/07/2026 Lajme

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave për produktet e qumështit

16/07/2026 Lajme

Matkos Pharm rikthen në stok printerin 3D profesional për laboratorë dhe klinika stomatologjike

16/07/2026 Lajme

Vdes një person në Podujevë, ra nga lartësia e një objekti

16/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.