Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rastet me kancer pritet të rriten me mbi 66% deri në vitin 2050, paralajmëron OBSH-ja

Lajme 20/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e reja me kancer në mbarë botën pritet të rriten me 66.7 për qind deri në vitin 2050, ndërsa pabarazitë në qasjen ndaj diagnostikimit dhe trajtimit vazhdojnë të jenë të mëdha mes vendeve të pasura dhe atyre me të ardhura të ulëta, paralajmëron një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas raportit, numri i rasteve të kancerit do të rritet për shkak të plakjes së popullsisë, rritjes demografike dhe ekspozimit më të madh ndaj faktorëve të rrezikut, si ndotja e ajrit, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja jo e shëndetshme, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Rritjet më të mëdha parashikohen në rajonin e Afrikës, me 125.2 për qind, dhe në Mesdheun Lindor, me 109.8 për qind. Për shkak të pabarazive të vazhdueshme, barra më e rëndë e sëmundjes pritet të bie mbi vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta.

OBSH thekson se panorama globale e kancerit karakterizohet nga pabarazi të thella. Për shembull, mbijetesa pesëvjeçare për kancerin e gjirit dhe kanceret tek fëmijët është mbi 85 për qind në vendet me të ardhura të larta, por bie nën 45 për qind në vendet me të ardhura të ulëta.

Raporti vëren se mungesa e qasjes në diagnostikimin e kancerit pengon zbulimin e hershëm dhe përcaktimin e saktë të fazës së sëmundjes, duke vonuar trajtimin e duhur. Në shumë vende, shumica e pacientëve diagnostikohen në faza të avancuara, edhe për llojet e kancerit që mund të zbulohen herët.

Pabarazitë në kujdesin ndaj pacientëve shihen si mes shteteve ashtu edhe brenda tyre dhe lidhen me nivelin e arsimit, vendbanimin urban apo rural, përkatësinë etnike, gjininë, aftësinë e kufizuar, statusin e popullsive autoktone, si dhe atë të emigrantëve apo personave të zhvendosur.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se mbijetesa nga kanceri nuk duhet të varet nga vendi ku lind një person apo nga të ardhurat që ai ka.

Megjithëse 82 për qind e vendeve tashmë kanë plane kombëtare për kontrollin e kancerit dhe përparimet shkencore po përshpejtohen, OBSH paralajmëron se këto zhvillime nuk po përkthehen në përmirësime të mjaftueshme për pacientët.

Aktualisht, një në pesë persona rrezikon të diagnostikohet me kancer gjatë jetës, ndërsa 92 për qind e njerëzve do të kenë një anëtar të afërt të familjes të prekur nga kjo sëmundje.

Vetëm gjatë vitit 2024 u regjistruan rreth 20.6 milionë raste të reja me kancer dhe rreth 9.7 milionë vdekje në nivel global. Kanceri mbetet shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë, pas sëmundjeve kardiovaskulare. Tek burrat, llojet më të shpeshta janë kanceri i mushkërive dhe i prostatës, ndërsa tek gratë dominojnë kanceri i gjirit dhe ai i mushkërive.

Për të frenuar këtë prirje, OBSH u bën thirrje qeverive të forcojnë sistemet e mbledhjes së të dhënave, të rrisin investimet në parandalim dhe trajtim, si dhe të intensifikojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për ta bërë luftën kundër kancerit më efektive në vitet që vijnë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPolicia e Ferizajt apelon për kujdes nga zjarret, paralajmëron masa ligjore
Artikulli i rradhës Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.