Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar bilancin javor të shërbimeve, ku gjatë javës së kaluar janë regjistruar 23 lindje. Nga foshnjat e porsalindura, 12 janë djem dhe 11 vajza.
Sipas të dhënave të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3,209 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 236 pacientë të rinj. Mesatarisht, 160 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë, transmeton Gazeta Shneta.
Shërbimet laboratorike janë ofruar për 1,400 pacientë, të cilët kanë kryer gjithsej 17,417 analiza. Ndërkohë, janë realizuar edhe 67 ndërhyrje kirurgjikale dhe 234 seanca të dializës.
Ndërkohë, në repartet diagnostikuese janë kryer 740 rëntgene, 328 ekzaminime me ultrazë (EHO), 148 tomografi të kompjuterizuara (CT), 77 rezonanca magnetike (MRI), 10 mamografi, 55 ekokardiografi, 15 ergometri, 16 gastroskopi dhe 15 kolonoskopi.
Po ashtu, gjatë javës janë ofruar 245 procedura fiziatrike dhe janë realizuar 50 vizita fiziatrike. /Gazeta Shneta/




