Dy persona ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të trafikut që ndodhi sot rreth orës 15:20 në fshatin Shushicë të Istogut.
Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në Shërbimin e Emergjencës fillimisht është pranuar një paciente pa shenja jete, e cila kishte pësuar politraumë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Rreth orës 16:30 në Emergjencë janë pranuar edhe katër persona të tjerë të lënduar nga i njëjti aksident.
Një fëmijë, i cili ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit për trajtim të mëtejmë.
Ndërkohë, një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit.
Dy të lënduarit e tjerë, pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.




