Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji

Lajme 21/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku shqiptar Hekuran Bytyçi fiton doktoratën dhe emërohet në një pozitë udhëheqëse në Zvicër

Nga bankat e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë deri te qendrat universitare më prestigjioze të Zvicrës, Dr. Hekuran Bytyçi vazhdon të shënojë suksese në karrierën e tij, duke fituar doktoratën dhe duke marrë një rol të rëndësishëm drejtues në Lugano.

Dr. Hekuran Bytyçi përfaqëson një prej atyre rrugëtimeve profesionale që ndërtohen hap pas hapi, mes sakrificës, disiplinës dhe një përkushtimi të pandërprerë ndaj mjekësisë. Së fundmi, ai ka marrë titullin akademik Dr. med. nga Universiteti i Luganos dhe pritet të marrë pozitën udhëheqëse Capoclinica në Lugano, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij në kardiologji. Ky vlerësim prestigjioz akademik erdhi si rezultat i viteve të punës, kërkimit shkencor dhe përkushtimit të vazhdueshëm në fushën e mjekësisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm jo vetëm në karrierën e tij profesionale, por edhe në angazhimin e tij për avancimin e dijes dhe praktikës mjekësore.

Rrugëtimi i tij profesional u zhvillua gradualisht nga mjekësia interne drejt kardiologjisë, një fushë që ai e përshkruan si dinamike, kërkuese dhe vendimtare në shumë raste për jetën e pacientit. Përvoja në qendrat e kardiologjisë në Lugano dhe më pas në Universitetin e Bernës i dha mundësinë të formohet në një ambient ku ndërthuren praktika klinike, kërkimi shkencor dhe teknologjia më bashkëkohore në mjekësi.

Përtej punës klinike, Dr. Bytyçi është i angazhuar edhe në kërkim shkencor dhe publikime ndërkombëtare, duke e parë mjekësinë si një proces të vazhdueshëm zhvillimi dhe bashkëpunimi global. Në të njëjtën kohë, ai është aktiv në rrjete sociale, ku ndan këshilla mjekësore në tri gjuhë, me fokus të veçantë në parandalimin dhe edukimin shëndetësor, veçanërisht në fushën e sëmundjeve kardiovaskulare. /albinfo.ch

Artikulli paraprakVdekja tragjike e tre kosovarëve, sot ditë zie në Vushtrri
Artikulli i rradhës Estofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.