Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pas problemeve me mos-fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore dhe halleve të shumta në shëndetësinë kosovare, ka vendosur të mendojë për shëndetin e tij.
Ai në fillim të javës ka udhëtuar në Gjermani për t’u relaksuar dhe për ta përcjell nga afër ndeshjen e futbollit mes Bayern Munich dhe Arsenal në Munih.
Këtë e tregojnë fotografitë e postuara nga shefi i kabinetit të tij, Bekim Murati, i cili e ka shoqëruar ministrin Rrahmani.
“Live Arsenal”, shkroi Murati në Facebook të mërkurën.