Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka paralajmëruar se një patogjen vdekjeprurës mund të vrasë 30 milionë njerëz në vit.
Sipas tij, shembull për këtë mund të merret Ebola, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Gates deklaroi se ka një probabilitet të arsyeshëm për përhapjen e një virusi të tillë.
“Vendet që rrezikohen më së shumti, janë ato që nuk kanë mundësi të parandalojnë epideminë”, ka deklaruar Gates.
Ai po shpreson që presidenti amerikan Donald Trump do të ndërmarr hapat e duhur për t’iu përgjigjur një pandemie të tillë, ose ndonjë akti të mundshëm toksik nga terroristët.
Gates thotë se bota nuk është e përgatitur për gjëra të tilla. /Gazeta Shneta/