Pavarësisht rrezikut nga rrezatimi i jonizuar i CT-së (Computed Tomography) gjatë skriningut të kancerit të mushkërive, ekzaminimi i grumbulluar për më shumë se një dekadë qëndron shumë poshtë, së bashku me rrezikun e zhvillimit të kancerit nga skriningu.
Kështu benefitet e skriningut të kancerit të mushkërive mposhtin çdo dëm potencial nga rrezatimi, konkluduan hulumtuesit italian, shkruan AuntMinnie, transmeton Gazeta Shneta.
“Në këtë studim, ne treguam se rreziku i kancerit të shkaktuar nga rrezatimi i skriningut të CT-së është shumë i ulët, edhe pas një periudhe të gjatë të ekspozimit. Pas 10 viteve të skriningut me dozë të ulët me CT në 5203 pacienta asimptomatik me rrezik të lartë, ne vërejtëm se vetëm 2.4 kancere teoritikisht janë shkaktuar nga rrezatimi”, shkroi radiologu dhe udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Cristiano Rampinelli nga Instituti Evropian i Onkologjisë.
Eksperienca në më shumë se 42,000 skenime të bëra në pacient, tregon se ekspozimi me rrezatim nga skriningu me dozë të ulët të kancerit të mushkërive, “mund të konsiderohet i pranueshëm në raport me uljen e mortalitetit me anë të skriningut”, thanë autorët.
Çdo vit në SHBA janë 200 mijë raste të reja me kancer të mushkërive, me mundësi të shërimit 18% brenda pesë vjetëve.
Skriningu i kancerit të mushkërive me CT u bë prioritet kryesor i doktorëve dhe zyrtarëve të shëndetësisë pasi që ‘National Lung Screening Trail’ (NLST) në vitin 2011 demonstroi se skriningu mund ta reduktojë mortalitetin nga kanceri i mushkërive për më shumë se 20%.
Megjithatë, ende ekzistojnë brengat e zhvillimit të kancerit nga skriningu me rrezatim të jonizuar. /Gazeta Shneta/