Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj prit sot në takim Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, me të cilën biseduan për agjendën Evropiane të Kosovës dhe, mundësitë për të shtyrë përpara proceset kyçe.
Ahmetaj dhe Viets biseduan për rëndësinë e krijimit të kushteve për investitorët potencial që mund të vijnë nga Gjermania në Kosovë për të zhvilluar bizneset e tyre, dhe njëkohësisht të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Ambasadorja gjermane tha se janë duke u zhvilluar projekte për investime në fushën e energjisë alternative.
Sipas saj, këto projekte këto të cilat do të zhvillohet në zona të ndryshme të Kosovës dhe parashihet të sigurojnë rrymë shtesë dhe do të gjenerojnë rreth 8000 vende të reja të punës.
Poashtu, ambasadorja Viets konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së Gjermanisë për perspektiven evropiane të Kosovës dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në të mirë të dy vendeve. /Gazeta Shneta/