Aksident në Tiranë, vdes gruaja 61-vjeçare

2017-02-22 në ora 12:41

Një grua e moshuar humbi jetën sot në mesditë, në hyrje të Tiranës, pranë sheshit “Shqiponja”.

Ajo ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, larg vijave të bardha, kur u godit nga një automjet, shkruan Top Channel, transmeton Gazeta Shneta.

61-vjeçarja nga Kukësi humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.