Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ata shprehën falënderimin e tyre për përkushtimin në punë të stafit mjekësor në këtë QKMF, shkruan Gazeta Shneta.
Ishte nënkryetari Sejdiu ai i cili përmes një postimi në Facebook tregoi për këtë vizitë.
“Sot së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës zt. Arben Vitia vizitova Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Këtu pata nderin të marrë pjesë në mbledhjen e kolegjiumit të këtij institucioni dhe e shfrytëzova rastin të shpreh falenderimet tona si qytetar por edhe si udhëheqje për përkushtimin dhe profesionalizmin në ofrimin e shërbimeve që ky kolektiv i ofron qytetarëve të Prishtinës.
Transformimet në sistemin primar shëndetësor nuk do ishin të mundshme pa përkushtimin e këtij personeli shëndetësor të Prishtinës.
Ky përkushtim na obligon edhe më shumë që të qëndrojmë krah për krah me ta në arritjen e standardeve më të larta në kujdesin primar shëndetësor”, shkroi Sejdiu. /Gazeta Shneta/