Spitalet private në Shqipëri kanë shtuar tejmase të ardhurat për mjekët shqiptarë, veçanërisht në krahasim me pagat që ata marrin në sistemin shëndetësor publik.
Në një raport të publikuar kohë më parë nga Monitor, njoftohet se paga mesatare bruto e deklaruar nga Spitali Amerikan në Tiranë është rreth 1000 euro në muaj, transmeton Gazeta Shneta.
E, në anën tjetër, Spitali Hygeia mban pozitën e dytë në këtë renditje spitalesh, me pagë mesatare të deklaruar rreth 980 euro bruto.
Këto institucione janë shndërruar në një ambient pune tejet fitimprurës për stafin mjekësor. /Gazeta Shneta/