Tregu i Rezonancave Magnetike në rritje 2 miliardë dollarësh

2017-02-25 në ora 20:30

Tregu botëror i aparaturave për Rezonancë Magnetike do të vazhdojë me një rritje të madhe, thonë ekspertët e kësaj lëmie.

Në një analizë të Technavio, parashihet që deri në vitin 2021, vlera e tregut për Rezonanca Magnetike do të jetë 7.52 miliardë dollarë, shkruan Dotmed, transmeton Gazeta Shneta. 

Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut do të prijnë këtë ngritje masive të tregut të aparaturave më të shtrenjta në mjekësi.

Stimulimi kryesor i kësaj ngritje është zhvillimi i aparaturave të RM-së kompatibile për ekzaminime me ‘pacemaker’, ekzaminime që më parë nuk ishin të realizueshme shkaku që këto pajisje përmbajnë në vetë materiale ferromagnetike.

Lufta më e madhe në këtë treg po zhvillohet mes prodhuesit amerikan, GE Healthcare dhe atij gjerman, Siemens.

GE Healthcare po vazhdon kërkimet shkencore për avancimin e këtyre aparaturave bashkë me ‘Columbia University Medica Center’, teksa Siemens me ‘University Hospitals Case Medical Center’.

Ndryshe, tregu i RM-së për vitin 2016 ishte 5.45 milionë dollarë. /Gazeta Shneta/