Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja nga Prishtina takon ish-të dashurin pas 9 vjetësh, por ka një hall të madh

Jetë 27/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonjëherë nuk është e mjaftueshme që vetëm ta duash dikë, pasi rrethanat e jetës të detyrojnë që ta sakrifikosh këtë dashuri.

Pranë JOQ, ka shkruar një grua nga Prishtina, e cila tregon se e sakrifikoi dashurinë e saj 9 vjet më parë, por fati ia riktheu atë krejt rastësisht.

“Jam një grua e martuar nga Kosova dhe kam fëmijë, por historia ime është kjo. Para 9 viteve kam qenë e lidhur me një djalë, e doja shumë dhe më donte shumë. Lidhjen tonë donim ta bënim më të fortë dhe të fejoheshim, por ndodhi një problem. Pasi erdhi të më kërkonte dorën, nga frika i thashë jo se nuk të dua.

Por e takova pas 9 vitesh dhe pata të njëjtën ndjenjë që kam pasur më parë. E pashë në rrugë, më pa dhe pasi shkova në shtëpi më erdhi një mesazh në Facebook nga ai.

Më bëri shumë komplimente dhe më tha që më donte akoma, që nuk ishte martuar. Më ftoi të pinim kafe dhe unë pranova. Sapo u takuam më mori dorën, më puthi dorën dhe filloi të qante, duke më thënë që gjithë këto kohë ishte interesuar për mua dhe se nuk mund të martohej me asnjeri tjetër sepse isha e vetmja femër që ai donte.

Nuk i besova që më donte akoma, u ndamë dhe shkova në shtëpi. Përsëri filloi të më shkruante dhe u detyrova t’i bëja bllok në Facebook. Pas 3 ditësh më erdhi një letër nga motra e tij dhe në të kishte përmbledhur të gjithë historinë tonë, çdo gjë që kishim kaluar bashkë, ai nuk e kishte harruar.

Fillova të qaj, unë tim shoq e dua, por kurrë si atë se për mua ishte dashuria ime e parë. Më kërkon të dalim prapë për kafe, por nuk dua të prish familjen time.”

Artikulli paraprakShkenca zbulon diçka mahnitëse për biondinat
Artikulli i rradhës Ja një mënyrë e thjeshtë që nënat shtatzëna të bëhen me djalë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.