Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja tragjike e studentes së Fakultetit të Mjekësisë në aksident trafiku

Lajme 03/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vajza 23-vjeçare nga Lushnja, që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident automobilistik ishte studente e vitit të pestë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Viktima është Jonisa Toromani dhe ishte pasagjere në sediljen e parë të makinës që doli nga rruga, si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë, raporton “Panorama”.

Ajo po udhëtonte bashkë me të motrën në drejtim të Lushnjës, ndërsa automjeti drejtohej nga një shoku i tyre nga Elbasani.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ndodhi në rrugën Kavajë–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit te vendi i njohur si “Bishti i Zhurit”. Automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohet nga 25-vjeçari Alvi Rrasa, ka dalë nga rruga dhe si rrjedhojë është batuar, duke sjellë vdekjen e studentes Toromani dhe plagosjen e motrës së saj e drejtuesit.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës dhe sipas Policisë, e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërsa fatkeqësisht, 23-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shumta që ka marrë si pasojë e përplasjes së fortë.

Burime nga Policia thanë se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë prezenca e lagështirës në rrugë, por edhe shpejtësia tej normave, me të cilën drejtuesi është futur në rrethrrotullim. Për këtë arsye, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Lushnjës, 25-vjeçari Rrasa është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

STUDENTJA

Vajza që humbi jetën të mërkurën në një aksident automobilistik në Kavajë, ishte një nga studentet më të spikatura në Universitetin e Mjekësisë. Ajo ndodhej në makinë bashkë me të motrën 20-vjeçare, që po ashtu është studente në një universitet privat në Tiranë, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Jonisa Toromani nisi studimet në Universitetin e Mjekësisë në vitin 2012, pasi përfundoi gjimnazin në Lushnjë, me rezultate të shkëlqyera. Madje që prej gjimnazit ajo spikati me përgatitjet e saj, duke përfaqësuar Lushnjën në disa olimpiada në shkallë kombëtare, ku u shpall edhe fituese.

Ajo ishte në kategorinë e studentëve ekselentë dhe priste të fillonte specializimin, pas përfundimit të Mjekësisë së Përgjithshme. Jonisa ishte vajza e dytë e familjes Toromani, ndërsa ka edhe dy motra të tjera.

Më e madhja është mjeke në një spital privat në kryeqytet, ndërsa motra e vogël, që u plagos në aksident, vijon studimet me bursë të plotë, po ashtu si studente ekselente. Universiteti i Mjekësisë dhe Këshilli Studentor, nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Facebook”, i kanë shprehur ngushëllimet familjes së Jonisës.

Artikulli paraprakKur duhet ta qethni për herë të parë bebën tuaj
Artikulli i rradhës Skandaloze: Mjeku ua tregon gishtin qytetarëve në protestën e Gjilanit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.