Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e dhëmbëve mbajnë simpozium në Prishtinë (VIDEO)

Lajme 04/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në prani të qindra profesionistëve e studentëve të drejtimit të Stomatologjisë, filloj punimet Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, që ka për qëllim edukimin cilësorë, informimin dhe trajnimin e profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të stomatologjisë, me të arriturat aktuale të shkencës dhe teknologjisë aplikative.

Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, profesionistët e lëmive të ndryshme të stomatologjisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.

Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Dentistëve”, do të paraqiten edhe ligjërues të huaj janë, si Roberto Cameriere, Kryetar i projektit “Age Estimation”, projektit më të suksesshëm në 15 vitet e fundit në fushën e Forenzikës Stomatologjike në nivel ndërkombëtar, pastaj Luz Andrea Velandia Palacio nga Columbia, Henri Diederich nga Luxemburgu, Jean-Marc DERSOT nga Franca, Marin Vodanovic e Ivan Galic nga Kroacia, si dhe Roberto Scrascia nga Italia.

Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Dentistëve, ky projekt do të jetë tradiconal, duke i’u dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin ekspertëve të Stomatologjisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit oral, edukimin e gjeneratave te reja, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.

Në kuadër të hapjes solemne, për Veprimtari Jetësore, u nderuan me mirënjohje Prof. Rifat Ymeri, Prof. Beqir Lupqi, si dhe për Prof. Roberto Cameriere. Prof. Ymerit dhe Prof. Lupqit, kjo mirënjohje i’u nda për kontribut në edukimin e gjeneratave të reja, promovimin dhe ruajtjen e shëndetit oral të popullatës, si dhe kontributit të tyre në themelimin e departamentit të Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa Prof. Cameriere, kjo mirënjohje i’u nda për suksesin e arritur në kuadër të Projektit për Përcaktim të Moshës “ÁgEstimation” në nivel ndërkombëtar.

Simpoziumi do të përfundoj punimet ditën e hënë, me realizimin e aktiviteteve edukuese e promovuese, së bashku me fëmijët e parashkollorë të shkollës fillore “Model” në Prishtinë, ku edhe do të shënohet zyrtarisht “Dita e Dentistëve”, 6 marsi !

Për më tepër në lidhje me projektin dhe programin final, mund të informoheni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/registration_dentistday/

https://www.facebook.com/1043977548972083/videos/1278903988812770/

Artikulli paraprakMot me diell sot në Kosovë
Artikulli i rradhës Trump ia jep dritën e gjelbër propozimit për kredi tatimore për ‘Obamacare’

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.