Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsimtari nga Drenasi vdes para derës së shkollës

Lajme 04/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodh mbrëmë para shkollës “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj të Drenasit. Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, ka ndërruar jetë para dyerve të shkollës si pasoj e një sulmi ne zemër

Mësimdhënësi Dibrani me një përvojë punë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave të komunës së Drenasit. Ai pritej të pensionohej me 23 mars të tij muaji.

Abedin Dibrani i ka mbajt dy orët e para në SHFMU “Mehmet Gradica” në Gradicë, prej atje ka vazhduar rrugën në Drejtorinë e Arsimit në Drenas për të pyetur rreth procedurave të pensionimit.

Nga DKA e Drenasit shkon në shkollën e Dritanit, ku edhe ka filluar karrierën e mësimdhënësit për të marrë vërtetimin e pensionimit, si dhe ka ftuar disa kolegë në ahengun i cili pritej të mbahej më 23 mars të këtij muaji.

Arsimtari Dibrani ka vazhduar rrugën drejt Shkabës, dhe me të mbërri në vendin ku jepte mësim, është ulur në shitoren e Isaj Berishës përball shkollës “Xhevë Lladrovci” dhe në atë vend ka ndërruar jetë.

Drejtori e Shkollës së Shkabajt “Xhevë Lladrovcii”, Valdet Nika i cili për arsimtari e ndjerë u shpreh se “Është një ngjarje e dhimbshme e cila na prek të gjithëve, mua si drejtori i shkollës dhe të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve”.

“Ngjarja është edhe më e dhimbshme për ne si shkollë dhe kolektivë, meqë të mërkurën kemi filluar përgatitjen për pensionimin e tij, por fati deshi që të ndahet nga ne para kohe, u shpreh drejtori Nika për drenicapress.info

Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, me një përvojë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar për arsimin e Drenasit, vlen të ceket kontributi i tij i çmuar në vitet e 90’ta. I ndjeri ka qenë i pajisur me të gjitha tiparet njerëzore, duke reflektuar në familjen dhe të nxënësit e tij. Të gjithë fëmijët e arsimtarit të ndjerë janë të pajisur me diploma universitare.

Varrimi i të ndjerit  bëhet sot me 04.03.2017 ( e shtune) në ora 16 në varrezat e fshatit Gradicë.

Artikulli paraprakTrump ia jep dritën e gjelbër propozimit për kredi tatimore për ‘Obamacare’
Artikulli i rradhës Kështu mund të bëheni person i hershëm

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.