Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 400 raste të sëmundjeve të veshkës trajtohen në QKUK

Lajme 09/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Ditë Botërore të Veshkës janë mbajtur disa aktivitete nga Shoqata e Nefrologëve të Kosovës.

Në Qendrën e Telemjekësisë në QKUK, nefrologët folën për rrezikun që shkakton obeziteti për veshkat, zemrën si dhe diabetin e hipertensionin, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë diskutim kanë ligjëruar Ymer Elezi me temën “Obeziteti sfidë e shekullit 21”, Ibrahim Rudhani “Diabeti dhe veshka”, Venera Hasangjekaj “Obeziteti dhe veshka”, Denis Gorçi “Rikthimi i një miku të vjetër në luftën kundër rezistencës bakteriale”.

Në diskutim u kërkua që të veprohet në parandalimin e sëmundjeve të veshkës, pasi në Kosovë ka rritje të numrit të personave me sëmundjen e veshkave. Vetëm në Qendrën e Hemodializës në QKUK janë mbi 400 raste me këtë sëmundje.

Shoqata e Nefrologëve të Kosovës ka hapur edhe një pikë informuese në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, duke u shpërndarë qytetarëve fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Mjeku nefrolog, Saud Imeri, thotë për Ekonomia Online se çdo ditë shënohen deri në tri raste me këtë sëmundje.

“Kohëve të fundit kemi një numër shumë të madh që është duke u rritur për çdo herë, se ne punojmë në qendrën e Hemodializës në Prishtinë dhe afërsisht kemi mbi katërqind raste, dhe çdo dit kemi një dy tri raste të reja. Në qendrën tonë duke përjashtuar qendrat e tjera referente nëpër të gjithë Kosovën duke filluar në Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren do të thotë në të gjitha qendrat, por megjithatë numri çdo herë shkon duke u rritur, për çdo dit”, deklaroi ai.

Nefrologu Imeri tha se arsyeja e këtyre aktiviteteve është informimi i qytetarëve rreth sëmundjeve të veshkës pasi sipas tij qytetarët nuk janë të informuar sa duhet lidhur me këto sëmundje.

“Kemi marrë aktivitet në drejtim të sensibilizimit për sëmundjen e veshkës, për këtë arsye kemi dalë edhe në shesh tu filluar prej aktiviteteve të tjera duke filluar prej shkollave fillore, shkollave të mesme. Gjithherë te sëmundjet e veshkës ka probleme që në fëmijërinë e hershme, duke filluar prej moshave më të reja e deri tek moshat e vjetra dhe kjo është arsye se përse kemi dalë këtu, për ta bërë sensibilizimin e opinionit tonë që janë të informuar por jo edhe sa duhet” tha Ymeri.

Imeri shfrytëzoi këtë ditë për të bërë apel tek institucionet vendor që sa më parë të ofrohet mundësia e Transplatimit të veshkës në vendin tonë.

“Sa i përket çështjes së veshkës kur vjen te insuficienca kronike renale definitive ne e kemi këtu qendrat e Hemodializës mirëpo për shkaqe objektive apo subjektive këtu nuk bëhet Transplantimi i veshkës dhe këtu tek ne nuk zhvillohet ajo trajtë e shërimit dhe ne bëjmë apel në këtë drejtim që sa më parë të vije deri tek zgjidhja e kësaj çështje edhe përmes institucioneve që sa më parë të startojmë me transplantimin e veshkës këtu në qendrën tonë”.

Artikulli paraprakJa përse nënat i mbajnë fëmijët në krahun e majtë
Artikulli i rradhës Oda, spitali ku mjekoheshin ushtarët e UÇK-së (Video)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.