Derisa ditëve të para të javës në Evropën perëndimore fusha me presion të lartë dhe masa të ngrohta ajrore pritet të sjellin mot më të butë dhe intervale më të gjata me diell, vendi ynë do të jetë në periferi të fushave me presion të lartë të stacionuara mbi Evropën lindore, dhe nën ndikimin e masave të ftohta ajrore.
Në fillim të javës do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, vende-vende me riga lokale shiu. Gjatë natës dhe të hënën paradite, rigat e shiut në vise mbi 700m lartësi mbidetare, mund të përzien edhe me fjolla bore.
Nga mesi i javës do të mbajë mot i ndryshueshëm, me riga lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Ditën e premte dhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, parashihet të mbajë mot më i butë dhe me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të sillen nga -1C deri në +1C, e ato maksimale nga 5C deri në 8C. Ditën e premte maksimalet pritet të rriten deri në 14C.
Do të fryejë erë mesatare nga veriu 3-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.