Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse hamë kur jemi nervozë?

Jetë 13/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Truri i njeriut për të gjitha proceset që realizon ka nevojë për shumë energji, ashtu që shpesh shkon në kundërshtim me pjesën tjetër të organizmit. Në situata stresuese, truri tërheq rreth 90 për qind të glukozës ditore, përkundër se truri përbën vetëm dy për qind të masës trupore. Ai në fakt na detyron për konsumim më të madh të sheqerit dhe karbohidrateve.

Në mënyrë që organizmi të përballet më mirë me stresin, rritet niveli i sheqerit në gjak, ndërsa kjo ndodh duke ndërprerë prodhimin e insulinës. Puna kryesore e insulinës është që të zvogëlojë nivelin e glukozës në gjak dhe ta bartë atë në inde. Muskujt dhe indet yndyrore kanë nevojë për insulinë çdo ditë, sepse u mundëson marrjen e glukozës. Nga ana tjetër, truri duke zvogëluar prodhimin e insulinës, merr për vete më shumë glukozë nga gjaku.

Kur njerëzit janë nën stres, ata reagojnë në dy mënyra: ose bëhen depresivë ose trashen. Personat depresivë si pasojë e stresit harrojnë të hanë. Ndërsa ata që hanë më pak, automatikisht janë nën ndikim më të madh të gjendjes psikike.

Personat të cilët si pasojë e stresit hanë më shumë, janë të qetë sepse ushqimi në njëfarë mënyrë është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë ndaj presionit dhe madje nxisin prodhimin e “preparateve vetjake të qetësimit”, të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo njëkohësisht do të thotë se nuk ndalet prodhimi i insulinës, transmeton Telegrafi.

Truri vlerëson se nuk merr sheqer të mjaftueshëm dhe kërkon më shumë. Nëse jeni nën stres të vazhdueshëm vjen deri te shtimi i konsumimit të ushqimit që do të thotë se çdo tentim i humbjes së kilogramëve është mision i pamundur. Truri ynë drejton ndjenjën tonë të urisë dhe nevojën për sheqer dhe ai do të mundohet që ta sigurojë sasinë e nevojshme të sheqerit për vete.

Është lehtë të thuhet, zvogëlojeni presionin e përditshëm dhe stresin. Megjithatë, ekzistojnë metoda të cilat mund ta lehtësojnë stresin. Ekspertët pohojnë se gjithmonë janë më të shëndetshme dhe si opsione më të mira, dietat e lehta në krahasim me ato që premtojnë rezultate në afat të shkurtër kohor. Nëse dëshironi diçka të ëmbël, hani ëmbëlsirën tuaj të preferuar, por jo çdo ditë.

Ushqimet ndërmjetëse tentoni t’i zgjidhni më të shëndetshme, siç janë pemët. Merruni rregullisht me sport dhe qëndroni pranë njerëzve të këndshëm, sepse ata kanë aftësi t’ua largojnë stresin për disa minuta. Mundohuni që sa më mirë të organizoheni në punë dhe në shtëpi mos e kërkoni gjithmonë të përsosurën. Duke shmangur stresin në jetën e përditshme do të ndiheni më mirë, do të jeni më të shëndetshëm dhe do të humbni kilogramët e tepërt.

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton ujin në gjunjë dhe si të shmangni atë
Artikulli i rradhës Shkaktarët e mospërmbajtjes së urinës gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.