Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrahmani dhe Ambasadorja e Luksemburgut bisedojnë për projektet e reja

Lajme 14/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadoren Dostert me përgatitjet e Ministrisë si në fushën legjislative ashtu edhe të ngritjes së kapaciteteve edhe kryerjen e përgatitjeve për fillimin e premiumeve shëndetësore si fazë e parë e zhvillimit të fondit të sigurimeve shëndetësore; shtrirjen e Sistemit të Informimit Shëndetësore; ngritjen e kapaciteteve në institucionet shëndetësore dhe proceset e tjera në shëndetësi, thuhet në njoftim.

“Nga ana e saj, Ambasadorja Dostert ka shprehur interesimin e Qeverisë së Luksemburgut për investimet e ardhshme që ky shtet do t’i bëjë në sistemin shëndetësor të Kosovës, vazhdimin e përkrahjes për projektet aktuale dhe koordinimin edhe me partnerët e tjerë, me qëllim që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë shërbime sa më të mira shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen që është duke i dhënë shëndetësisë kosovare edhe përmes projektit KSV 017, ndërkohë që ka siguruar Ambasadoren se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë dhe se edhe investimet e ardhshme do të bëhen në koordinim të plotë midis MSh-së, përkatësisht Qeverive të dy vendeve”, u tha ndër të tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak‘Ju jeni kampionë’, Majlinda Kelmendi ambasadore për fëmijët e sëmurë
Artikulli i rradhës Antidepresivi në shtatzëni krijon vështirësi zhvillimi te bebja pas lindjes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.