Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Ju jeni kampionë’, Majlinda Kelmendi ambasadore për fëmijët e sëmurë

Lajme 14/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, është shpallur sot ambasadore e shoqatës Care for Kosovo Kids, e cila ndihmon fëmijët e sëmurë nga kanceri, me barna e materiale në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

“Kemi shumë të përbashkëta sepse edhe unë, edhe ju, kemi kaluar nëpër shumë vështirësi dhe kemi kuptuar se për t’i kaluar ato, duhet të jemi të fortë. Prandaj ju jeni kampionë”.

Kështu iu është drejtuar fëmijëve kampionia në xhudo, Majlinda Kelmendi. Ajo ishte në vizitë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, së bashku me shoqatën Care for Kosovo Kids. Kjo e fundit, ndihmon fëmijët e sëmurë me kancer, me barna e materiale shpenzuese, shkruan Gazeta Shneta.

Majlinda tha se ka një kohë të gjatë që ka mëndur se si t’i ndihmojë fëmijët dhe kjo mundësi iu dha nga kjo shoqatë pas lojërave olimpike.

“Në përgjithësi fëmijët kur më takojnë janë të lumtur. Kur erdha këtu fëmijët ishin gëzuar, por ndoshta gjendja në të cilin ishin, ndoshta nuk ua ka mundësuar që ta shprehin këtë gëzim”, tha Kelmendi.

Ajo u shpreh e lumtur që të paktën për disa minuta i ka ndihmuar fëmijët që ta harrojnë sëmundjen.

“Kjo ditë do të mbetet gjatë në kujtesën time”.

Kelmendi u shpall ambasadore e shoqatës Care for Kosovo Kids, të cilës ia dhuroi etiketën me numrin e pasëm të cilën e kishte mbajtur në lojërat olimpike.

“Shumë sportistë e kanë qit në ankand këtë etiketë me të cilën kanë arritur të mbledhin fonde të mira për fëmijët. Kështu kam vendosur edhe unë dhe besoj se do të kemi sukses”, u shpreh ajo.

Ankandi do të fillojë të premten dhe do të zgjasë një javë. Drejtuesit e shoqatës kanë kërkuar që ankandi të shpërndahet sa më shumë në rrjetet sociale.

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, foli fjalë të mira për shoqatën, emri i të cilës nuk i kujtohej. Ai vlerësoi se kjo shoqatë është bërë si familje për fëmijët e sëmurë.

Sevim Gjingji, anëtare e bordit të shoqatës për Kosovë, tha se janë krenar për ambasadoren Majlinda dhe foli për kontributin që kjo shoqatë jep për repartin e Hematologjisë në Pediatri.

Ndërsa, shefja e repartit tregoi se Care for Kosovo Kids me seli në Holandë ka ndihmuar fëmijët që nga viti 2013. Ajo e falënderoi edhe sportisten Floriana Bajrami e cila po ashtu ka kontribuar me mjete financiare në këtë shoqatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitamina B ka efekte mbrojtëse nga ajri i ndotur
Artikulli i rradhës Rrahmani dhe Ambasadorja e Luksemburgut bisedojnë për projektet e reja

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.