Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lënia graduale e duhanit më pak efektive

Jetë 16/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Personat të cilët e lënë përnjëherë duhanin do ta largojnë përgjithmonë me më shumë sukses këtë shprehi të keqe se sa ata që e lënë atë gradualisht, sipas një studimi britanik.

“Për shumë duhanpirës reduktimi gradual i numrit të cigareve të thithura deri në lënien totale është mënyra më e mirë për ta hequr këtë shprehi të keqe”, tha autorja e studimit Nicola Lindson-Hawley nga Universiteti i Oksfordit.

“Megjithatë, në këtë rast, ne i këshillojmë njerëzit që ta lënë duhanin në mënyrë të përnjëhershme. Një studim i kryer nga ne ka treguar se shumë njerëz arrijnë ta lënë duhanin përgjithmonë nëse ai ndërpritet përnjëherë”, tha ajo.

Hulumtuesit i ndanë në mënyrë rastësore 700 duhanpirës në dy grupe – grupin ku nga subjektet u kërkua ta ndalojnë pirjen e duhanit në mënyrë të përnjëhershme dhe grupin ku vullnetarët e reduktuan gradualisht numrin e cigareve në zero, transmeton Koha.net. Të dy grupet kishin ndihmesa, si fllasterë apo çamçakëzë me nikotinë.

Katër javë pas lënies, në grupin e atyre që e lanë përnjëherë duhanin 49 për qind prej tyre ende nuk pinin duhan, ndërsa në grupin e abstenuesve ishin 40 për qind të jo-duhanpirësve.

Pas gjysmë viti, nga grupi i parë ende abstenonin 22 për qind, ndërsa nga grupi i dytë 15 për qind të pjesëmarrësve në hulumtim.

“Kjo është një dëshmi e mirë se mënyra më efektive për ta lënë duhanin me sukses është lënia e përnjëhershme së bashku me terapinë e zëvendësuesve të nikotinës”, tha Lindson-Hawley.

Artikulli paraprakHoroskopi, 16 mars 2017
Artikulli i rradhës Telefonat janë duke e revolucionarizuar edhe shëndetin!

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.