Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Po afrohet koha e mushkonjave- Si t’i mbroni foshnjat nga ato!

Jetë 08/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vera është koha për kënaqësi dhe relaksim, por edhe periudha kur mushkonjat janë më aktive. Vendbanimi i tyre është zona përreth lumit, por ato nuk e kanë problem për të fluturuar deri në disa dhjetëra kilometra.

Mushkonjat e këtij rajoni në përgjithësi nuk janë të rrezikshme, dhe shumë rrallë mund të transmetojnë një sëmundje, ndryshe nga disa zona të tjera ku “normal” pickimi mund të shkaktojë sëmundje serioze.

Pickimi më së shpeshti shkakton skuqje, ënjtje të lehtë dhe kruarje. Njerëzit e ndjeshëm (foshnjat, fëmijët e vegjël, njerëzit me alergji) mund të kenë simptome pak më të mëdha, por ato zakonisht janë reaksione lokale dhe nuk janë të rrezikshme.

Pavarësisht nga fakti se pickimi i mushkonjës kryesisht është i padëmshëm, ju nuk do ndjeheni mirë kur shikoni vogëlushin tuaj duke u kruar vazhdimisht, dhe do të bëni çmos për ta mbrojtur atë nga sulmet e bezdisshme ose për të kërkuar zgjidhjen më të mirë kur fëmija pickohet nga ky insekt.

Si ta mbroni fëmijën nga pickimi i mushkonjës?

Ekzistojnë disa këshilla se si të mbroheni nga këto sulme të bezdisshme. Gjatë qëndrimit në ambient të hapur, fëmijët vishini me rroba me ngjyra të lehta (e kuqe, e bardhë), sepse besohet që mushkonjat tërhiqen nga ngjyra të errëta, përveç kësaj ushqimi mund të jetë me rëndësi vendimtare për personat ushqimi i të cilëve bazohet në ëmbëlsira dhe ushqime të njelmëta “tërheqëse për” këto insekte.

Po ashtu, nuk do të duhej të përdorni aroma të luleve dhe të pemëve, sepse mund të ju sulmojë e tërë tufa, dhe kështu rrezikoni edhe veten edhe foshnjën tuaj. Përveç këtyre preventivave, në dispozicion keni edhe preparate të ndryshme të cilat mbrojnë të vegjlit nga pickimet e mushkonjave.

Në kushtet shtëpiake më efikase është mbrojtja me ndihmën e rrjetës për dritare dhe dyer, e cila mund të jetë e një rëndësie të madhe, ndërsa për krevatin e foshnjës mund të ndihmojë edhe tenda e cila mban insektet larg foshnjës.

 

 

Artikulli paraprakPse dhëmbët e fëmijëve duken si të njollosur!
Artikulli i rradhës Si t’ua preni thonjtë foshnjave pa i lënduar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.