Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’ua preni thonjtë foshnjave pa i lënduar

Jetë 08/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Po, thonjtë e foshnjës suaj janë më të butë dhe më elastik se tuajt por mos gaboni ata janë tejet të mprehtë! I porsalinduri ka pak kontroll mbi gjymtyrët e tij fluturues dhe shume lehtë mund të përfundojë duke gërvishtur fytyrën e tij apo tuajën.

Thonjtë e vegjël të gishtërinjve rritën aq shpejt sa që ka nevojë të shkurtohen edhe nga disa herë në javë. Ndërsa thonjtë e këmbëve nuk kanë nevojë për shkurtime të shpeshta.

Si t’ia prej thonjtë e foshnjës sime pa ja prerë majat e gishtave?

Koha më e mirë për të bërë këtë gjë është kur ai fle. (Do të dëshironit ti lini veglat e prerjes së thonjve dhe në automjet për t’ia prerë thonjtë gjersa ai fle në ulësen e tij për foshnje). Tjetër kohë ideale është pas larjes në banjë kur thonjtë e tij janë më të butë.

Përkujdesuni që të keni mjaft dritë për të parë se çfarë bëni. Përdorni gërshërë të vogla për foshnje ose dana të vogla të prodhuara posaçërisht për këtë gjë. Tërhiqeni pjesën përfundi gishtit sa më larg majës së thonjve që të mos ketë prerje të lëkurës, dhe mbani të sigurt dorën e foshnjës suaj gjersa preni me veglat e juaja.

Preni thonjtë e gishtave rreth e rrotull vijës së gishtit. Gjersa thonjtë e këmbëve preni në vijë të drejtë. Pastaj përdorni limën për të lëmuar skajet e ashpra. Në të vërtetë në qoftë se jeni të durueshëm dhe thonjtë e foshnjës suaj nuk janë shumë të gjatë mund të shkurtoni të gjithë punën duke i shkurtuar me anë të lëmuarit me limë.

Në rast se vendosni ti preni thonjtë e foshnjës suaj gjatë ditës , atëherë thirrni dikën që të ju ndihmojë për ta mbajtur që të mos lëviz gjersa ju punoni . Ose merrni dikën që t’ia tërheq vëmendjen për të ju lejuar që t’ia mbani dorën pa lëvizur .

Disa prindër i këpusin me dhëmbë thonjtë e gishtërinjve të foshnjave të tyre , por kjo ka rrezik që të infektojë çdo të prerë në gishtat e foshnjës si dhe infektimin e gojës së saj . Po ashtu do ta keni vështirë të shihni se çfarë bëni , dhe do të vëreni se gishtat e tij janë të imët në krahasim me dhëmbët tuaj ! Por disa prindër ende e përdorin këtë metodë.

Në rast se e prej majën e gishtit si ta ndali gjakderdhjen?

Në rastin shqetësues te prerjes së majës së vogël të gishtit mos e dënoni shumë veten kjo gjë i ndodh shumicës së prindërve. Thjesht merrni një faculetë dhe mbështjelli rreth majës së gishtit dhe mbajeni pak të shtypur. Gjakderdhja zakonisht ndalet brenda disa minutave.

Mos e lidhni gishtin e foshnjës suaj me flaster, është tejet e mundshme që ajo ti hiqet duke e vërë në gojë dhe ekziston rreziku që ti zihet fryma me të.

Në rast se doni mund ti përdorni flasterët me likuid (të lyer me medikamente në pjesën ku ngjiten për plagë) që janë të lejuar për foshnje. Këta janë jotoksik, dhe teren shpejtë dhe bien së bashku me lëkurën e terur kur plaga është e shëruar.

 

Artikulli paraprakPo afrohet koha e mushkonjave- Si t’i mbroni foshnjat nga ato!
Artikulli i rradhës Përfitimet shëndetësore të ekspozimit ndaj kafshëve qysh në fëmijëri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.