Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi, sot për herë të parë ka përjetuar ndjenjën e të bërit nënë, shkruan rtv21.tv
Ryva ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Dorela.
Për hir të shtatzënisë, Ryva kishte lënë anash angazhimet muzikore, duke iu përkushtuar kësaj periudhe të rëndësishme.
Ndryshe, “Krejt kena me i bo”, është kënga e fundit e Ryvës, videoklipi i së cilës arriti të klikohet mbi 1 milionë herë në kanalin YouTube.