Një kompani bioteknike ka prodhuar një çamçakëz i cili mund të gjejë nëse një person ka gjasa të jetë prekur nga kanceri, transmeton Gazeta Shneta.
Mjafton një përtypje 15 minutëshe që pastaj produkti të analizohet dhe në bazë të gjëndrave pështymore të dihet për shëndetin e tij.
Hulumtuesit kanë treguar se kjo metodë është e suksesshme dhe mund të jetë fundi i testeve të gjakut, mostrave të urinës dhe biopsisë.
Gjatë testimeve, personat të cilët kishin mushkëri të shëndosha dhe ata të cilët nuk kishin, kanë treguar rezultate të ndryshme.
Kjo metodë e diagnostifikimit të kancerit është një hap shumë i madh në luftën kundër kësaj sëmundje, duke e ditur se diagnostifikimi i hershëm është jetik edhe për shërimin e saj. /Gazeta Shneta/