Kjo vajzë e vogël ka lindur me një tumor masiv. Të dy prindërit e saj kanë qenë të brengosur se çfarë do të ndodhë me të kur të rritet. Fatmirësisht, ata rastisën në një kirurg të shkëlqyer në qytetin e New Yorkut, dhe pas dy vitesh vajza transformohet plotësisht.
Joe dhe Jennifer McGillis nga Montana do të bëheshin prindër për herë të parë.
Edhe pse shtatzënia e Jennifer shkoi pa probleme, të dy prindërit u shokuan kur vajza e tyre erdhi në jetë. Menjëherë, ata panë se ajo kishte një tumor masiv në faqen e saj, transmeton lajmi.net
“Për një minut, po përjetoja një panik-terror,” thotë Joe. Ishte një tumor beninj, gjigant. Mund të krijonte provbleme të shumta për Sloan, vajzën e tyre më vonë.
Me shpresën se do të bëhej më mirë, ata kërkuan kirurg të duhur për vajzën e tyre. Procedura nuk ishte t lehtë, megjithatë ata shkuan të shihnin kirurgun Milton Waner në New York.
Operacioni që bëri ai, zgjati pesë orë, me rezultat të suksesshëm.
Për shkak të madhësisë së tumorit, ai nuk qe në gjendje ta heq plotësisht atë, dhe pas dy javësh do të bëhej sërish një operacion.
Sloan, pavarësisht si ishte nga pamja, ishte një vajzë e suksesshme. Prindërit e saj bënë gjithçka që ajo të ketë një të ardhme më të mirë dhe e arritën qëllimin. /Lajmi.net/