Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sistemi i Informimit, mbetet sfidë për Ministrinë e Shëndetësisë

Lajme 19/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sistemi i Informimit Shëndetësor është sfidë jo e vogël për Ministrinë e Shëndetësisë, ka deklaruar ministri Imet Rrahmani.

Në një punëtori ku janë prezantuar rezultatet e studimit të fizibilitetit për SISH-in, Rrahmani ka thënë se Strategjia 2010-2020, parasheh që në fund të integrohet edhe sektori privat shëndetësor në SISH, transmeton Gazeta Shneta.

“Kjo strategji parasheh sistem unik të informimit për të gjitha institucionet publike shëndetësore, ndërsa në fazën përfundimtare parasheh edhe mundësinë e integrimit të sektorit privat shëndetësor”, ka deklaruar Rrahmani.

Deri më tani rreth 62 institucione të nivelit parësor dhe dytësor të Komunës së Prishtinës dhe Regjionit të Prizrenit janë duke e shfrytëzuar në mënyrë rutinë këtë sistem.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

MSh dhe Lux-Dev prezantojnë rezultatet e studimit të fizibilitetit për Sistemin e Informimit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot rezultatet e studimit te fizibilitetit, i cili kishte për synim të ofroj mundësi për menaxhimin operacional afat-gjatë të Sistemit të Informimit Shëndetësor Kombëtar.

Studimi, i planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë në tetor 2016, është realizuar nga ekspertë të jashtëm të kompanisë “Alistiq”, mbështetur financiarisht prej Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes “Programit Mbështetës për Shëndetësi në Kosovë (Faza II) – KSV/017”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të prezantohen rekomandime për diskutime të mëtejshme se si të menaxhohen shërbime operative afatgjatë, si dhe zhvillimet e mëtejshme për Sistemin Kombëtar të Informimit Shëndetësor Kosovar.

Duke përshëndetur të pranishmit, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se Ministria e Shëndetësisë ka të miratuar Strategjinë e Sistemit të Informimit Shëndetësor i cili mbulon periudhën 2010-2020. “Kjo strategji parasheh sistem unik të informimit për të gjitha institucionet publike shëndetësore, ndërsa në fazën përfundimtare parasheh edhe mundësinë e integrimit të sektorit privat shëndetësor”, tha Ministri.

Ai shtoi se zhvillimi i sistemit të integruar të informimit shëndetësor është projekt i Ministrisë së Shëndetësisë i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut si dhe Qeveria e Kosovës. Aktualisht është në përfundim të fazës së pilotimit. Deri më tani rreth 62 institucione të nivelit parësor dhe dytësor të Komunës së Prishtinës dhe Regjionit të Prizrenit janë duke e shfrytëzuar në mënyrë rutinë këtë sistem. Të mirat e tij kanë nisur të vilen që tani dhe si rezultat është rritur efikasiteti dhe saktësia në ruajtjen e informacionit shëndetësor si dhe është krijuar mundësia e gjenerimit të raporteve dhe indikatorëve të ndryshëm sasior dhe cilësor të cilët do të shërbejnë për një vendimmarrje më të mirë dhe të bazuar në evidencë, tha Ministri Rrahmani.

Ai tha se Ministria është duke bërë përpjekje që me përfundimin e kësaj faze pilot, të fillohet menjëherë me shtrirjen e Sistemit në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Kosovës, e më vonë edhe ato private.

“Me që ky sistem është mjaft kompleks si për nga teknologjia e cila është dashur të implementohet dhe që duhet të operohet, shkalla e shtrirjes (me diku rreth 250 institucione shëndetësore), e si për nga aspekti organizativ, Ministria është gjetur para një sfide jo të vogël në përpjekjen për ta mbajtur gjallë dhe implementuar planin e paraparë me Strategji”, tha Ministri. Ai ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut që me fondet e Projektit KSV017, po ndihmon zhvillimin e SISH-it.

Një prezantim të Projektit KSV/017 e ka bërë udhëheqësja e këtij projekti në Kosovë, Afërdita Ademi-Osmani, derisa ekspertët kanë bërë prezantimin e studimit që ngërthen në vete çështje që lidhen me rregullime institucionale, teknike, financiare dhe ligjore për implementimin e SISh-it; një përshkrim i detajuar për mundësitë ligjore dhe financiare për menaxhimin afatgjatë të investimeve për SISh-in; Licencimi, leje-dhënia, dhe rreziqet e tjera të lidhura me mundësitë e investimeve dhe detajet e një raportit fillestar për studimin e tregut.

Në fund të punëtorisë janë dhënë edhe rekomandime dhe një prej tyre ka qenë që funksionalizimi i SISh-it në tërësi, mund të marr në konsideratë edhe modelin e partneritetit publiko-privat, krahas mundësive të tjera.

Artikulli paraprakPërse trurit të fëmijës i nevojitet vaji i peshkut?
Artikulli i rradhës Ja cila është mosha e cila po shihet si e rrezikshme nga studiuesit për të mbetur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.