Sforcimi fizik, mungesa e lëvizjes, pozita e keqe e trupit, lëvizjet e pasakta dhe stresi tashmë i njohur që në shumë raste është pjesë e simptomave të sëmundjeve të ndryshme.
Këto dhimbje, në varësi të origjinës, mund të lehtësohen pas 24 ose 48 orësh ose me një masazh ose me banjë me ujë të ngrohtë shkruan Natural Medicine Box, transmeton Gazeta Shneta.
Por në rastin e dhimbjeve të përhershme, ne rekomandojmë një ilaç natyral që përbëhet prej kanellës dhe mjaltit, të cilat mundësojnë gjenerimin e një anti-inflamator natyror që bëhet edhe më efektiv nëse e merrni atë në mëngjes.
Për këtë ilaç do të shtojmë edhe xhenxhefilin që përveç të vepruarit si një anti-inflamator natyror, mbron edhe nga dhimbja e fytit, parandalon dëme të lira radikale dhe rrit sistemin imunitar.
Përbërësit:
1 fetë xhenxhefil.
1 lugë gjelle mjaltë.
1 lugë çaji kanellë.
1 gotë me ujë.
Përgatitja:
Nxehni ujin derisa të vlojë, hiqeni nga nxehtësia dhe përzijeni kanellën së bashku me xhenxhefilin.
Lëreni enën e mbuluar deri sa përbërësit të dekantohen dhe të lëjeni të qëndroj 10 minuta.
Pas kësaj kohe, shkundeni atë dhe shtoni mjaltin.
Pini të njëjtin çaj dy herë në ditë deri sa të eliminoni dhimbjet./Gazeta Shneta/