Një studim i ri vëzhgues sugjeron se flokët e thinjura mund të jenë një tregues i sëmundjeve të zemrës.
Në arteriosklerozë, pllaka e të cilës është bërë nga kolesteroli, yndyra, kalciumi dhe substancat e tjera, fillon ndërtimin brenda enëve të gjakut. Me kalimin e kohës, kjo pllakë shkon duke u kalcifikuar, duke kufizuar elasticitetin e arterieve dhe furnizimin e gjakut në zemër dhe organe të tjera vitale në trup.
Një studim i ri vëzhgimor, i paraqitur në konferencën e EuroPrevent 2017 të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë sugjeron që sasia e flokëve të thinjura tek meshkujt e rritur lidhet me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit shqyrtuan 545 meshkuj të rritur të cilët dyshoheshin se kishin sëmundje koronare dhe i ndanë në disa nëngrupe bazuar në atë nëse kishin sëmundjen dhe sipas asaj se sa kishin flokë të thinjura.
Hulumtuesit grumbulluan të dhëna klinike mbi faktorët e rrezikut të pjesëmarrësve për sëmundje kardiovaskulare (CVD), të tilla si hipertensioni, pirja e duhanit, diabeti, dislipidemia – domethënë nivelet e larta të kolesterolit në gjak – dhe një histori familjare të CVD.
Ekipi përdori analiza të regresionit multivariate dhe zbuloi se mosha, klasa e zbardhjes së flokëve, presioni i lartë i gjakut dhe dislipidemia, të gjitha parashikonin sëmundje aterosklerotike të arterieve koronare në mënyrë të pavarur./Gazeta Shneta/