Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK-ja i pezullon masat ndaj Bajraktarit: Po hetohet nga Prokuroria

Lajme 02/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kardiologjisë nën udhëheqjen e Gani Bajraktarit, kishte kërkuar material shpenzues stenta dhe bateri për zemër (pacemaker), më shumë sesa kishte nevojë.

Madje kërkesa ishte bërë edhe në kohën kur aparati i koronarografisë nuk ishte në funksion fare për shkak të defektit, shkruan Gazeta Shneta.

Vetëm në vitin 2015 vlera e këtij materiali shpenzues ishte rreth 2.2 milionë euro. Shumicës së stentave dhe baterive u ka skaduar afati për shkak të mospërdorimit.

Bordi i Drejtorëve të SHSKUK-së kishte urdhëruar drejtorin Curr Gjocaj që të ndërmarr hetime dhe masa ndaj Bajraktarit dhe kërkesës së tij për këto materiale si dhe skadimit të afatit që si pasojë pati dëmtimin e buxhetit të shtetit miliona euro.

Por krejt këto procedura janë pezulluar pasi zyra e Gjocajt thotë se Bajraktari po hetohet nga organet e drejtësisë.

“Sa i përket masave disiplinore, komisioni disiplinor, si organ i brendshëm i QKUK-së, ka hulumtuar  këtë rast dhe ka marrë vendim për pezullimin e procedurës disiplinore deri në një vendim te organeve te hetuesisë në procedure penale, meqë rasti është duke u hetuar edhe nga organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Një burim i Gazeta Shneta thotë se mungesa e këtij materiali shpenzues tani pas skadimit të afatit, po u shkakton telashe të mëdha me pacientët, jeta e të cilëve varet nga stentat dhe bateritë e zemrës.

“Ne po i bartim pasojat e keqmenaxhimit të drejtorit të kaluar. Stentat dhe ‘pacemaker-at’ i kemi hedhur në bërllok e tani po iu kërkojmë pacientëve që t’i blejnë vet”, thotë ky zyrtar i klinikës.

Ai ka bërë të ditur se prokuroria tashmë i ka marr dokumentet që lidhen me kërkesën për furnizim të këtij materiali nga zyra e ish-drejtorit Bajraktari. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 mënyra për t’ia hequr fëmijës cucllën
Artikulli i rradhës Paguan mbi 25 mijë euro për IVF, ja si u mashtruan nga klinika (Foto)

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.