Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 mënyra për t’ia hequr fëmijës cucllën

Jetë 02/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është mrekulli sesi cuclla qetëson fëmijës tuaj të bezdisur. Por a keni menduar që cuclla mund të bëhet shoku më i ngushtë i fëmijës?

Nëse mendoni se si t’i shmangeni kësaj shprehie, lexoni sugjerimet tona më poshtë:

  1. Bëjeni me shije të keqe

Me siguri që jeni të njohur me idenë e kafshimit të thonjëve ku prindërit për të shmangur këtë shprehi i lyejnë thonjtë me ndonjë gjë që ka shije të keqe. Metodë e ngjashme është edhe kjo e cila ndonjëherë funksionon që të ndajë fëmijët ka cucllat.

  1. Hidheni

Nëse fëmiu juaj është më i rritur për të kuptuar konceptin e hedhjes se cucllës, kjo mund të ndihmojë që ai të tejkalojë këtë shprehi.

  1. Jo

Ju jeni prind dhe ju keni fuqinë për të hedhur cucllën – së paku kjo është një teori. Por nëse mendoni që strategji më e mirë për fëmiun tuaj është që vetëm ti thoni “Jo” kjo është metoda juaj e zgjedhur.

  1. Largojeni gradualisht

Një proces i ngadalshëm dhe i butë mund të ketë sens për fëmiun dhe familjen tuaj. Duke larguar cucllën në disa raste (si psh para gjumit) shpesh është nje hap drejt largimit të saj.

  1. Largojeni herët

Fëmijët e kanë atë mënyrën e tyre të fuqishme për të protestuar për shprehinë e tyre të dashur siç është cuclla. Por duke e larguar cucllën më herët, kur fëmiu është ende i vogël për të shprehur pakënaqësinë dhe negocimin me fjalë, mund ta bëjë më të thjeshtë dhe më të lehtë këtë tranzicion.

  1. Sabotojeni

Ekspertet e sigurisë pohojnë që fëmijët ndonjëherë hudhin cucllat kur ato kanë shenja të prishjes, apo të dëmtimit sepse iu bëjnë më të vështirë thithjen.

Këshillë sigurie: Nëse provoni që tia dëmtoni me qëllim, atëherë duhet të jeni shume të kujdesshëm, që fëmiu mos të gelltit ndonjë copëz gome të cucllës apo ndonjë copë e cila mund edhe tia zë frymën pra mos e leni fëmiun vetëm me cucllën e tij.

  1. Përralla e cucllës

Përralla e cucllës: Është e vogël dhe e fuqishme, dhe është shoqja e përrallës së dhembit. Kjo krijesë magjike mund të ndihmojë fëmiun tuaj që të bëjë transformimin nga përdorues i cucllës në jo përdorues. (shiko#2, “Hidheni” për teknika të ngjashme.)

  1. Humbeni

Ky mund të jetë një lehtësim për ju: Herën tjetër kur e kërkoni cucllën e fëmiut, ndaloni. Nëse është humbur, le të mbetet e humbur. Apo si alternativë mund edhe ta humbni me qëllim. Që të dy strategjitë funksionojnë për prindërit e dëshpëruar.

  1. Lexoni libra për të

Koha e leximit të librave është koha e mrekullueshme për tu përkëdhelur me fëmijët tuaj dhe ti inkurajoni që ti duan dhe ti lexojnë librat. Por ju mundeni gjithashtu që të përdorni librat si inspirim për shprehinë që doni të shihni dhe ti ndihmoni fëmiut me ndryshimet siç është heqja e cucllës.

  1. Lejani natyrës

Egzistojnë arsye shëndetësore për largimin e cucllës:

  • Fëmijët të cilët nuk e përdorin cucllën kanë më rrallë infeksione të veshit.
  • Nëse fëmiu parashkollor ka probleme në zhvillim të gjuhës dhe probleme gjuhësore, cuclla mund ta përkeqsojë këtë problem.
  • Nëse përdoren tejmase, cucllat mund të shkaktojnë probleme me dhembë dhe gojë.

Keni kujdes se çfarë dëshironi

Ndonjëherë fëmiu me të vërtetë ka nevojë për të thithur. Largimi i cucllës mund të nënkuptojë edhe adaptimin e ndonjë shprehie tjetër siç është: thithja e gishtit, mbajtja e batanijes kudo, apo mundësinë të bie në dashuri me ndonjë shprehi tjetër. /bebaime

 

Artikulli paraprakJa çfarë duhet të hajë një nënë që ushqen me gji
Artikulli i rradhës SHSKUK-ja i pezullon masat ndaj Bajraktarit: Po hetohet nga Prokuroria

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.