Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si të zgjedhni mishin e freskët dhe të shëndetshëm

Jetë 09/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zgjedhja e mishit të freskët paraqet gjithmonë një sfidë gjatë blerjes së këtij produkti ushqimor. Të gjesh një copë të mirë të mishit është e vështirë, sidomos në qendrat e mëdha tregtare.

Këtu janë disa këshilla që mund të jenë të rëndësishme në kërkim të mishit të cilësisë së lartë, shkruan Atrium.

Mishi i grirë

Alternativa më e sigurt është ajo kur kasapi bën grirjen e mishit para jush. Çdo gjë tjetër është e pasigurt, aq më tepër pasi mishi i grirë nuk mund të qëndrojë gjatë, dhe duhet të konsumohet për një ditë ose maksimumi dy ditë.

Bifteku

Pjesa më e mirë e mishit të viçit apo lopës duhet të jetë në ngjyrë më të qelët. Në qoftë se është me ngjyrë gri dhe ka ujë, ka shumë gjasa që ka qenë i ngrirë.

Mëlçia e viçit

Atë njerëzit e duan dhe e blejnë me dëshirë dhe në qoftë se e shihni në dyqan mishi, kjo do të thotë se pjesa tjetër e mishit është freskët. Mëlçia shitet dhe konsumohet e freskë prandaj nuk rekomandohet ngrirja. Nëse ajo është e shëndoshë atëherë është e fortë dhe e përgjakur, e nëse jo, me erën e pakëndshme gjithçka do t’a keni të qartë.

Shpatull viçi

Nëse është e shëndetshme dhe e freskët, do t’ju bjerë në sy menjëherë ngjyra e kuqe, ngjyra e bukur e misht të shëndetshëm dhe cilësia e tij. Nëse vëreni shenja të ngjyrës gri ose të zezë, është e mundur që ajo nuk është shumë e freskët ..

Mishi i shpendëve

Mishi i pulës duhet të jetë me aromë normale, ngjyra të ndritshme, dhe nuk duhet të jetë i errët rreth kockave dhe pjesës së butë, sepse kjo do të thotë se është i vjetër. Sa i përket mishit të çurës, vini re se krahët dhe ngjyra gjoksit janë me ngjyrë të butë rozë, dhe se kofshat janë pak më të errëta, që është krejt normale dhe nuk do të thotë që mishi nuk është i freskët. Ngjyra e gjelbër e mishit të çurës do të thotë që mishi është i vjetër./Gazeta Blic/

Artikulli paraprakSi të relaksohemi dhe të pushojmë shpejt?
Artikulli i rradhës Foshnja e parë që u ushqye me gji në parlament

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.