Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dobësimi dhe trashja e shpejtë mund të jenë shumë të rrezikshme për këta njerëz

Jetë 10/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtuesit e revistës mjekësore “New England Journal of Medicine” i përcollën të dhënat e rreth 10.000 meshkujve dhe femrave me sëmundje koronare. Të gjithë pjesëmarrësit e studimit ishin në mes 35 dhe 75 vjeç, ndërsa gjysma e tyre merrnin ilaçe për uljen e kolesterinës, sipas “The Verge”.

Pacientët u përcollën më shumë se katër vjet. Ata të cilët disa herë humbën apo shtuan peshë ishin më të ndjeshëm ndaj shumë problemeve shëndetësore. Grupi i pacientëve me ndryshimet më të mëdha në peshë kishte 124 për qind më shumë raste të vdekjeve se pacientët të cilët e kishin një peshë stabile. Përveç kësaj, ata që shpesh humbën dhe shtuan në peshë kishin 117 për qind më shumë sulme në zemër dhe infarkt.

Vlen të përmendet se nuk është konfirmuar plotësisht se ndryshimet në peshën trupore shkaktojnë rezultate të dobëta. Sipas qendrave amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, gjysma e amerikanëve janë obesë dhe përpiqen të dobësohen në cilëndo periudhë të jetës. Vetë obesiteti është një rrezik për pacientët kardiakë, ndërsa nuk është e pazakontë që personat me sëmundje koronare të zemrës janë me mbipeshë.

 Hulumtuesit e revistës “New England Journal of Medicine” theksuan se mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe lëvizja e rregullt është parandalimi më i rëndësishëm i sëmundjeve të zemrës./Gazeta Bllic/

Artikulli paraprakReagimi i djaloshit me sindromën daun, pasi u pranua në universitet është i mrekullueshëm (VIDEO)
Artikulli i rradhës Përse disa fëmijë përjetojnë stres ekstrem, tregojnë shkencëtarët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.