Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë bën ky njeri, për t’ua zhdukur shenjat nga lindjet cezariane grave

Lajme 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Artisti i tatuazheve nga Shangai, Shi Hailei ka ndihmuar dhjetëra gra kineze të rifitojnë besimin te vetja pas lindjes, e këtë e ka realizuar përmes tatuazheve falas për nënat që duan të fshehin shenjat e mbetura nga ndërhyrja cezariane.

I frymëzuar prej artistes braziliane, Flavia Carvalho, puna e së cilës ka ndihmuar një sërë grash, viktima të dhunës familjare, të mbulojnë dëmtimet e pësuara, 32-vjeçari kërkon të bëjë të njëjtën gjë me femrat e vendit të tij, të cilat përjetojne rënie të vetëbesimit pas lindjes së një fëmije.

“Kur përfundova mbulimin e parë falas të një shenje nga lindja, e mendova si arritje të madhe timen, në momentin që pashë buzëqeshjen në fytyrën e asaj nëne. Kështu që vendosa ta bëj sërish. Më jep kënaqësi të madhe kur shoh sesi ia kthen besimin te vetja, fakti që nuk kanë më shenja aq të dukshme në trup”, tha Shi Hailei, artist tatuazhesh.

Shi punon tani falas me dy gra në muaj, e të njëjtën gjë bëjnë edhe kursantët e tij. Nëse ka më shumë se 6 kërkesa në 4 javë, gratë vihen në listë pritjeje. Niveli i lartë i lindjeve cezariane në Kinë i ka hapur rrugën një tregu të bollshëm kremrash e procedurash estetike.

Gratë atje shpenzojnë deri në 300 juanë (50 dollarë) në muaj për një xhel silikoni, me shpresën se do t’ua heqë shenjën e mbetur, ndërsa sallonet e bukurisë ofrojnë trajtime me lazer që shkojnë deri në 2.000 juanë (gati 300 dollarë) për centimetër të lëkurës së dëmtuar.

Shpeshherë, megjithatë, edhje këto metoda rezultojnë të pasuksesshme dhe shpresa e fundit për të fshehur njëherë e mirë shenjat e padëshiruara mbetet tatuazhi./ Top Channel

Artikulli paraprakGabimet që nuk duhet të bëjnë femrat pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
Artikulli i rradhës Sa gjatë na duhet ta mësojmë një shprehi të re?

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.