Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tri arsye shkencore pse s’duhet të zgjoheni herët

Jetë 12/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh thuhet se të zgjohesh në 5 të mëngjesit rritë produktivitetin. Kjo duket si një këshillë solide.

Por, sipas shkencës, a është kjo e vërtetë? A është në fakt mirë të zgjoheni në 5 të mëngjesit?

Vetëm nëse jeni biologjikisht të prirë për t’u zgjuar herët, nuk duhet ta detyroni veten. Këto janë tri arsye pse:

Mund të reduktojë lumturinë

Shumë njerëz të suksesshëm zgjohen herët në mëngjes për të pasur një fillim sa më të mirë të punës. Sipas neuroshkencëtarit kardian Russell Foster, nuk ka asnjë hulumtim që thotë qe të zgjohesh herët në mëngjes ju bën më produktiv. Gjithashtu nuk nënkupton se do të jeni më të pasur – pasi nuk ka ndonjë lidhje mes statusit socioekonomik dhe atyre që zgjohen herët ose vonë. Në fakt, ajo çfarë i bën njerëzit më të lumtur, është gjumi i mjaftueshëm, transmeton Gazeta Express.

Është kundër natyrës suaj biologjike

Dr. Michael Breus, i njohur gjithashtu edhe si “Doktori i Gjumit”, thotë se trupi ynë është i programuar për të funksionuar më së miri në pjesë të caktuara të ditës. Këtë herë preferenca ndryshon nga personi në person për shkak se secili prej nesh kemi orë të ndryshme biologjike. Dr. Breus i ndan këto preferenca në katër kategori – Delfin, Luan, Ari dhe Ujk.

–         Luanët janë kafshë të mëngjesit që zgjohen me lindjen e diellit.

–         Arinjtë i përshtaten zakonit normal të gjumit, që i bie se flenë natën dhe janë zgjuar gjatë ditës.

–         Delfinët nuk flenë kurrë mirë. Në praktikë, delfinët lënë vetëm gjysmën e trurit të tyre në gjumë.

–         Ujqërit qëndrojnë zgjuar deri vonë natën duke punuar dhe janë më produktivë gjatë këtyre orëve.

Biologjia jonë ndikon në cilën kohë të ditës jemi më së shumti produktiv. Kështu, shumica e njerëzve nuk janë të krijuar që vazhdimisht të zgjohen në 5 të mëngjesit.

Përveç nëse jeni luan, dhe gjithsesi duhet të zgjoheni herët, mos e detyroni veten.

Humbni produktivitetin

Të zgjoheni në një kohë të panatyrshme për ju mund të shkaktojë çrregullime të gjumit. Kur jeni të lodhur, humbni produktivitetin. Bëheni më irritues dhe jeni më pak funksional.

Studime të ndryshme tregojnë se pas 17 ose 19 orësh pa pushuar, njerëzit performojnë njëjtë ose më keq se dikush që ka një nivel të alkoolit në gjak prej 0.05%.

Artikulli paraprakGabimi i mjekut që i kushtoi me jetë vajzës së re (Foto)
Artikulli i rradhës Kontingjenti i KFOR-it Italian dhuron donacion për SHSKUK-në, në vlerë 70 mijë euro

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.