Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi i dhimbjeve të kokës me fizioterapi

Jetë 20/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ata që vuajnë nga dhimbja e kokës ose migrena e dinë se sa e vështirë është të përballesh me një dhimbje të fortë. Jo vetëm që ndikon tek ju, por edhe tek familjarët apo miqtë tuaj të afërt.

Është e rëndësishme të bëhet një diagnozë e saktë në mënyrë që të përcaktohet trajtimi i duhur dhe menaxhimi i problemeve që vijnë si pasojë e dhimbjes së kokës. Dhimbja e kokës mund të ketë shumë shkaqe, jo vetëm migrenën. Përcaktimi i duhur i shkakut sjell dhe një trajtim më të mirë.

Llojet e ndryshme të dhimbjes së kokës – migrenës

Historikisht çdo dhimbje koke që kishte një natyrë “therëse” mendohej se përfshinte enë gjaku në kokë dhe konsiderohej “migrenë”. Dhimbjet e tjera që nuk ishin “therëse” emërtoheshin si dhimbje koke tensioni, pavarësisht se nuk kishte shenja në rritjen e tensionit në muskujt e kokës dhe ballit. Studimet e shumta kanë përmirësuar njohurinë mbi burimet e dhimbjes së kokës.

Tani mendohet që mund të ketë më shumë se 300 shkaqe të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Megjithatë, shumica grupohen në tre kategoritë më poshtë: Dhimbje koke e lidhur me qafën (dhimbje cervikogjenike) Dhimbje koke tensioni Migrenë Ju mund të vuani njëkohësisht nga një, dy ose më shumë lloje të dhimbjes së kokës / migrenës. Njëri lloj mund të shkaktojë tjetrin.

Për shembull, një dhimbje qafe mund të shkaktojë një rritje në tensionin muskulor, që do të rrisë presionin e gjakut (tensionin). Në këtë situatë, ju mund të vuani nga një dhimbje koke e lidhur me qafën + dhimbje koke tensioni + migrenë. Në përvojën e hasur, gjetja e burimit kryesor të dhimbjes së kokës/migrenës është çelësi i suksesit për trajtimin e problemit. Dhimbje koke primare ose sekondare

Përveç kategorive të mësipërme, dhimbjet e kokës klasifikohen gjithashtu si primare (kryesore) dhe sekondare (dytësore). Dhimbjet e kokës primare nuk janë të lidhura me ndonjë problem tjetër dhe përfshijnë migrenë, dhimbjet e kokës të llojit të tensionit dhe dhimbje koke me zona.

Dhimbjet sekondare të kokës shkaktohen prej një problemi tjetër dhe mund të përfshijnë dhimbjet pas goditjeve të menjëhershme në qafë “whiplash – si rrahje me kamzhik”, dhimbjet e kokës të lidhura me qafën, dhe dhimbjet e kokës për shkak të ndërprerjeve të medikamenteve. Me fjalë të tjera, dhimbja e kokës është një simptomë e një problemi tjetër sesa vetë pasoja.

Trajtimi për dhimbjet e kokës sekondare përfshijnë trajtimin e problemit kryesor (p.sh. vertebrat e sipërme të qafës) sesa simptomat e dhimbjes së kokës. Pyetja më e madhe që ju mund të keni është se çfarë mund të bëjë fizioterapisti për t’ju ndihmuar.

Fizioterapisti mund t’ju ndihmojë që të identifikoni disa nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në dhimbjen e kokës. Fizioterapisti mund t’ju drejtojë një listë me pyetje në mënyrë që të mund të bëjë klasifikimin e dhimbjes së kokës, diagnozën e problemit dhe trajtimin.

Faktorët kontribues kryesorë dhe ku fizioterapisti mund të ndihmojë me trajtimin e problemit

Çrregullime muskulore (tension të muskujve ose dobësim të muskujve) Bllokime në artikulacionet e qafës ose pjesës së sipërme të kurrizit Tërheqje muskulore Nerva të ngacmuara Artriti reumatoid Spondiliartroza Trauma të tjera në qafë (apo dëmtime) Dhimbje të artikulacionit të nofullës Qëndrimi jo korrekt Stresi Shkaqe të tjera që nuk lidhen direkt me sistemin muskulor­skeletor janë infeksione të ndryshme, probleme me veshët, hundët dhe grykën, probleme me shikimin, çrregullime hormonale, dietë jo e mirë, tension i lartë, temperaturë, dehidratimi, çrregullime të sistemit nervor etj.

Për sa i përket migrenës, duhet theksuar që ky është një problem që shkakton dhimbje qendrore dhe është një çrregullim në sistemin nervor qendror, që përfshin nervat dhe enët e gjakut, të cilat shkaktojnë dhimbje dhe simptoma neurologjike me një dhimbje koke tipik.

Artikulli paraprakKjo është pjesa më e papastër e trupit, ja si ta mbroni nga infeksionet
Artikulli i rradhës Eliminoni rrudhat e para në ballë me maskën çudibërëse me domate

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.