Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë këshilla se si t’i mbroni sytë tuaj sa më parë

Jetë 21/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punoni në kompjuter tetë orë në ditë? Shihni një film në televizorin tuaj të ri plazma dhe ju duket sikur e shihni pamjen të turbullt? Kur i jepni veturës nuk ia dilni dot pa i përpëlitur sytë dhe ju duket se shikimi po ju përkeqësohet? Mos kini frikë, sytë tuaj janë thjesht të lodhur. Ja se si t’i qetësoni ata.

Gjithnjë e më shumë njerëz sot bëjnë një punë sedentare, pra qëndrojnë të ulur pas një tavoline. Kjo nënkupton tetë orë e shpesh edhe më shumë qëndrim pa lëvizur para ekranit të kompjuterit. Aty sytë ndjekin imazhe të shpejta, uebsajte të reja hapen dhe mbyllen dhjetë herë në ditë dhe përqendrimi është i madh te fjalët dhe figurat e ndryshme. Shikimi nuk shkëputet asnjë çast. Në këtë mënyrë sytë lodhen dhe madje stresohen. Ndaj ju duhet të ndiqni disa këshilla për të mos i sforcuar edhe më shumë sytë tuaj, tashmë delikatë.

Praktikojini
Menjëherë sa t’ju krijohet mundësia, shikoni ngadalë përreth: lart, poshtë, ndiqni me shikim një koleg që kalon përballë jush, rrotulloni qepallat e syve në krahun orar dhe kundërorar. Bëjini këto ushtrime sa herë ta ndieni të nevojshme dhe mos e vrisni mendjen nëse dukeni qesharakë përpara kolegëve. Herët a vonë do ta kuptojnë nevojën e atyre shikimeve dhe do t’ju imitojnë.

Përqendrojini
Një truk tjetër për të mos i lodhur sytë është ai që t’i përqendroni tek objekte të ndryshme apo persona me distanca të ndryshme. Ndërkohë që shihni kolegun që kalon përballë tavolinës suaj, fiksoni edhe atë që është mbrapa tij.

Mbyllini
Duke qëndruar me sy mbyllur për pak sekonda do të qetësoheni; kjo gjë hidraton kornenë e syve dhe parandalon irritimin e tyre. Po kështu është e këshillueshme që t’i lëvizni shpesh qepallat nëse i ndieni të mpira. Gjithashtu mund t’i prekni sytë shumë butësisht, pasi t’i keni larë duart me sapun (është e këshillueshme të shmangni sapunët e lëngshëm).

Rregulloni ndriçimin e ekranit të kompjuterit
Ndriçimi i shumtë i kompjuterit mund të bezdisë sidomos ata që kanë sytë me ngjyrë dhe e kundërta, pak dritë mund t’i lodhë ata që kanë sytë e errët. Këta persona, duke u përpjekur për të shikuar më qartë, do t’i sforcojnë sytë akoma edhe më shumë.

Kërkoni ndihmë në ueb, informohuni nga aty
Ekzistojnë programe për kompjuter që rregullojnë alternimin e shikimit mbi ekran dhe të pushimit të syve në tavolinë. Por si? Cilët janë? Softuerët si Easy Relax ose Eye Defender vënë në gatishmëri kompjuterin çdo herë që është e nevojshme: në dritaren e funksionalitetit zgjidhen minutat e punës dhe ato të pushimit të preferuara, kompjuteri do të bëjë gjithçka vetë.

Mbrojini vazhdimisht sytë
Nëse shefi ju ulëret për shkak të shumë pushimeve që bëni për të ruajtur shëndetin e syve tuaj, kujtoji se kjo gjë është shumë e rëndësishme për ju.

Shëndeti i syve: ushqyerja korrekte
Edhe ushqyerja vjen në ndihmë për ata që kalojnë shumë kohë përpara kompjuterit: vitaminat, mineralet dhe jeta e shëndetshme në natyrë luftojnë rreziqet që mund të përballin sytë. Por kujdes gjatë sezonit të verës. Nuk duhet të nënvlerësoni rëndësinë e syzeve të diellit me lente mbrojtëse. Rrezet UV kontribuojnë për të përkeqësuar shëndetin e syve. /Telegrafi/

Artikulli paraprakE pabesueshme: Vdes, rikthehet në jetë pas 45 minutash!
Artikulli i rradhës Kjo video e parukave të vetullave do t’iu shkaktojë zemërim edhe juve!

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.