Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Plasja e ujërave në shtatzëni, çfarë duhet të dini?

Këshilla për shtatzëna 25/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çarja e membranave (plasja e ujërave) i referohet çarjes së lëngut amniotik, i cili ndodhet brenda qeses që mban fetusin.

Kjo, fiziologjikisht mendohet të ndodhë në fund të shtatzënisë ose gjatë lindjes, dhe sinjalizon se proçesi i lindjes është afër.

Si ta kuptojmë?

Në momentin që gruaja ndien papritur se është lagur në mënyrë të tillë sikur të ishte derdhur një filxhan me ujë në veshjen e saj intime, mund të themi padyshim se membranat janë çarë. Kjo është një dukuri e cila ndodh në momentet e fundit të shtatëzanisë dhe paralajmëron ardhjen në jetë të fëmijës.

Në të vërtetë çarja e membranave verifikohet në momentin që proçesi i lindjes ka filluar, qafa e mitrës është ka filluar të hapet si edhe membranat kanë filluar të ndiejnë presionin e kontraksioneve dhe shtryrjeve të fetusit.

Njihen shumë raste të shtatëzanive të cilat, për arsye ende të paqarta përfundojnë me çarje të membranave para shfaqjes së kontaksioneve. Nëse membranat çahen para se të fillojnë kontraksionet gruaja duhet të shkojë në spital, kjo sepse edhe pse proçesi i lindjes nuk ka filluar ende gruaja duhet të shtrohet në spital sepse membranat amniotike i sigurojnë sterilitet ambientit të brendshëm uterin, dhe me çarjen e tyre, kaviteti amniotik mund të kolonizohet nga mikroorganizma patogjenë të cilët mund të shkaktojnë infeksione.

Në këtë rast personeli mjekësor mund të zgjedhë t’i bëjë gruas një terapi me antibiotikë, e cila bëhet në varësi të situatës individuale. Nëse situata nuk paraqet faktorë rreziku si për shembull rreziku i pranisë të Streptokokut beta-hemolitik të tipit B në zonën vaginale, rektale apo urinë. Në rast se situata paraqet faktorë rreziku terapia me antibiotikë fillohet menjëherë dhe ndërkohë planifikohet fillimi i procesit të lindjes, nëse nuk ka filluar spontanisht.

Plasja e membranave nga personeli mjekësor

Nëse proçesi i lindjes është në faza të avancuara dhe membranat nuk janë çarë, bëhet plasja e tyre nga stafi mjekësor që asiston në lindjen e fëmijës. Ndodh që membranat të mos çahen në mënyrë spontane pasi ato janë mjaft rezistente ose sepse proçesi i lindjes ka një ecuri të ngadaltë. Në këtë fazë infermieret mund të vendosin të plasin membranat me anën e një pajisje e cila nuk i shkakton nënës dhe fëmijës dhimbje apo dëmtime. Me plasjen e membranave koha e ardhjes në jetë të bebit përshpejtohet, sepse çarja e tyre shkakton prodhimin e prostaglandinës, dhe për pasojë do të stimulohen kontraksionet.

Një arsye që shpesh çon në çarjen e membranave nga personeli mjekësor është vlerësimi gjendjes së fetusit. Nëse lëngu do të ketë ngjyrë të verdhë në jeshile do të kemi të bëjmë me vuajtje fetale, situatë e cila kërkon përshpejtimin e procesit të lindjes.

A mund ta kuptojë gruaja çarjen e membranave?

Në përgjithësi po, sepse humbja e lëngut nga vagina është shumë më e madhe se sekrecionet vaginale, të cilat edhe në shtatëzani kanë tendencë të jenë më të bollshme. Megjithatë sasia e ujërave që bien mund të variojë në varësi të situatës.

Nëse çarja ndodh në afërsi të qafës së mitrës, ujërat do të jenë në sasi të mëdha dhe të vazhdueshme. Nëse çarja ndodh në një pikë të lartë të uterusit, sasia do të jetë e vogël dhe rrjedhja graduale. Për këtë arsye në rast se dyshoni për çarje të membranave do të ishte mirë të kontaktonit me mjekun gjinekolog si edhe t’i drejtoheni spitalit. /pernenat

Artikulli paraprakGjinekologji, dje janë kryer 28 lindje
Artikulli i rradhës Qumështi i gjirit mund ta luftojë kancerin

Ju sugjerojmë

Një në katër lindje në Angli kryhet me operacion emergjent cezarian

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Operacioni në tru i mundësoi një gruaje të bëhet nënë për herë të dytë

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shenjat e hershme të shtatzënisë: Si t’i dalloni?

04/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Pse vitaminat prenatale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë: Kur është normale dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aborti spontan: Shkaqet, simptomat dhe mënyrat e trajtimit

02/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.