Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si rikthehet në gjendje të mëparshme trupi i nënës pas lindjes?

Këshilla për shtatzëna 25/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Para shumë kohësh 40 ditët e lehonisë konsideroheshin si ditët “speciale” të cilat nëna duhet t’i kalonte në pushim absolut, mundësisht duke qëndruar vetëm shtrirë në mënyrë që t’i dedikohej vetëm fëmijës, ndërkohë që gratë e tjera të shtëpisë merreshin me punët e përditshme.

Sot shoqëria ka ndryshuar shumë, megjithatë 6 javët e para pas lindjes vazhdojnë të mbeten një periudhë speciale për nënën e re.

Lind një nënë!

Në momentin e lehonisë nëna fillon të mësojë si të njohë dhe përgjigjet nevojave të fëmijës, në mënyrë që marrëdhënia e tyre të forcohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Koha kalon ngadalë

Rutina e ditës gjatë javëve të para pas lindjes ndryshon shumë dhe nëna nuk duhet të përpiqet të kapë ritmet e ditëve para lindjes. Kjo është një fazë ku ora e gruas duhet të shkojë pas asaj të fëmijës, një fazë shumë e rëndësishme për të krijuar dhe forcuar një proces shumë të mirë të gjidhënies.

Trupi ndryshon

Uterusit duhet të marrë përmasat e mëparshme, organet e zonës abdominale shkojnë në vendin e tyre të mëparshëm, plaga e epiziotomisë apo operacionit duhet të rikuperojë, rrjedhjet vaginale zgjasin 3-4 javë etj. Nëna duhet të pushojë në mënyrë që t’i japë mundësi trupit të rikuperojë.

Nevoja për ndihmë

Është shumë e rëndësishme të keni pranë vetes njeriun tuaj më të dashur. Zakonisht nënat e reja zgjedhin të kenë pranë bashkëshortin apo nënën e tyre. Absolutisht nuk duhet të qëndroni vetëm për një kohë të gjatë.

Bëni shëtitje

Shëtitjet në ajër të pastër do t’i bënin mirë jo vetëm fëmijës por edhe juve. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur larg depresionin post partum.

Artikulli paraprak5 hapat që përgatisin trupin e femrës për një shtatzëni të dëshiruar
Artikulli i rradhës Çfarë përfiton foshnja nga qumështi i gjirit?

Ju sugjerojmë

Një në katër lindje në Angli kryhet me operacion emergjent cezarian

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Operacioni në tru i mundësoi një gruaje të bëhet nënë për herë të dytë

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shenjat e hershme të shtatzënisë: Si t’i dalloni?

04/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Pse vitaminat prenatale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë: Kur është normale dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aborti spontan: Shkaqet, simptomat dhe mënyrat e trajtimit

02/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.