Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa këshilla për lodrat dhe muzikë për të posalindurit

Jetë 26/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në muajt e parë të jetës, përpara se të mësojë si të mbajë lodrat në duar apo të ulet, bebja jote do t’i vlerësojë gjërat që vëzhgon me sy dhe përmes tingujve që do të dëgjojë. Shikimi i saj do të jetë i paqartë fillimisht dhe do të fokusohet në gjëra që janë në distancë nga 22 në 35 cm nga sytë.

Kur të jetë rreth një muajsh, do të jetë në gjendje të njohë fytyrën tënde, ndërsa do të shijojë piktura me fytyra të mëdha. Format me kontraste e ngjyra të forta do të tërheqin vëmendjen e saj, sepse janë më të lehta për tu parë. Ka mësuar të shijojë tinguj dhe muzikë të lehtë (këshillohet ta vësh në gjumë me një ninullë), ndërsa objektet që lëvizin ngadalë e prodhojnë tinguj të lehtë, tani bëhen edhe më interesante se sa objektet që nuk lëvizin dhe nuk lëshojnë tinguj.

Lodra që mbahen në duar: pamja e tij e kufizuar do ta bëjë që të pëlqejë çdo gjë që lëviz në hapësirën e tij të të parit. Nuk do të jetë në gjendje të mbajë lodra në duar për pak kohë, por do të tregojë preferencat e tij duke parë me vëmendje atë që ai do.

CD Player ose kuti muzikore: muzika është një nga mënyrat më të mira të argëtojë dhe relaksojë beben. Lëre të dëgjojë llojet e ndryshme të muzikës dhe shiko si reagon.

Pasqyrë që nuk thyhet: edhe nëse në këtë fazë ai nuk do të kuptojë që ajo që po shikon është refleksioni i tij, bebja do t’i konsiderojë pasqyrat interesante. Në të vërtetë kur është 3 muajsh mund të ketë zhvilluar lidhje me idhullin e tij dhe të nisë t’i buzëqeshë. Përpiqu të gjesh një pasqyrë që të varet në anë të krevatit ose në tavolinën e ndërrimit.

Libra prej rrobe me dizenjo të forta: librat prej cope me modele të theksuara janë dizenjuar posaçërisht për bebet. Shtrihu në krah të bebes në mënyrë që ai të të shikojë si kthen faqet dhe lexon me zë të lartë – diçka që ka vlerë edhe në moshën e tij.

Lodra që zhvillojnë shqisat: një lodër e butë që fishkëllen ose luan muzikë të lehtë kur e shtyp mund të bëhet lodra e tij e dashur për muajt e ardhshëm. Tingujt që prodhon çdo herë që e shtyp do ta ndihmojnë të kuptojë që kjo ndodh me dorën e tij.

Raketake çorapë dhe për duart: vishini një lodër të butë që bën zhurmë në dorë ose çorape që bën zhurmë dhe lëre të zhytet në orë të pafundme argëtimi, pasi eksperimenton me gjymtyrët e veta dhe me tingujt e rinj.

Lodra rrotulluese me muzikë: bebet dashurojnë muzikën e lehtë, kështu që është ide e mirë të varësh një lodër muzikore rrotulluese diku që ai të ketë mundësi ta shikojë ndërsa lëviz e të dëgjojë tingujt; në të vërtetë bebja mund të mësohet ta shikojë atë për pak minuta para se të flejë. Ndonjëherë mund t’ia afroni për të lejuar beben të luajë me të për aq kohë sa mund ta shikojë atë, pa lodhur sytë. Shmang vendosjen e saj mbi kokën e bebes, është më mirë të shohë në vijë diagonale.

 

Artikulli paraprakKëshilla për gjumë të sigurtë për të posalindurin
Artikulli i rradhës Si ta përgatitni beben për udhëtim, ja disa këshilla për ushqimin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.