Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Jetë 28/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebes hundën është me rëndësi t’ia pastroni para se ta ushqeni që të mos ndodhë vjellja e ushqimit.

Bebja me hundë të mbyllur shpesh është e shqetësuar, qan, bën gjumë të keq dhe merr frymë me vështirësi. Si t’i ndihmohet, por të pengohen edhe komplikimet e mundshme, transmeton Telegrafi.

Përse bebes i mbyllen hundët?

Shkaktari më i shpeshtë mbylljes së vrimave të hundës te bebet janë infeksionet e ndryshme virusale, përkatësisht nëntipat e viruseve.

Faktor rëndues është gjithsesi mungesa e imunitetit të bebes, posaçërisht nëse bebja pjesërisht apo fare nuk ushqehet me qumësht nëne (imunitetin e vetëm bebja e merr nga qumështi i nënës).

Cilat mund të jenë pasojat?

Bebja me hundë të mbyllura të shumtën e rasteve është e shqetësuar, qan, nuk bën gjumë të mirë dhe vështirë merr frymë.

Për këtë shkak pastrimi i hundës është shumë i rëndësishëm, sepse problemet me hundët mund të zgjasim goxha shumë.

Gjithashtu hundët e mbyllura mund të jenë shkaktarë të shumë komplikimeve të cilat shumë lehtë shfaqen me rrjedhje të sekretit të kthjellët në tubin e Eustahut (inflamacioni i veshit të mesëm).

Aty shumë shpejt krijohen kushtet për shfaqje të infeksioneve bakteriale por edhe për shfaqjen e temperaturës së ngritur.

Si t’i ndihmohet bebes?

Hunda e bebes pastrohet me tretës fiziologjik, me ndihmën e ampulave apo shiringave. Me rastin e qitjes së pikave, kokën e bebes duhet kthyer anash, në mënyrë që të mos ndodhë aspiracioni dhe shkuarja e lëngut në gabzherr, ndërkaq nofullën duhet ngritur lehtë.

Pikat qiten ngadalë në njërën vrimë të hundës dhe pastaj në tjetrën. Sasia e tretjes deri në 1 ml është e mjaftueshme për vetëm njërën vrimë të hundës.

Nëse ka tepër sekrecion, sekrecioni më parë duhet të hiqet me ndihmën e pompës apo pompës me thithëse, pastaj të përdoret tretja fiziologjike. Rekomandohet lagështi e mjaftueshme e lokalit në të cilin qëndron bebja.

Spreji përdoret në këto situata:

– për pastrim dhe njomje të mukozës së hundës,
– për lehtësimin e vështirësive te mbyllja e hundëve,
– për regjenerim të mukozës,
– për mbrojtje të mukozës së hundës nga tharja,
– për zbutjen e krusteve (koreve brenda vrimave të hundës).

Artikulli paraprakKrijoni marrëdhënie të fortë me bebën tuaj, ende pa lindur
Artikulli i rradhës Kjo do t’iu interesojë nëna: Pse bebet godasin nga barku?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.