Në orët e para të ditës së sotme në klinikën e Emergjencës në QKUK, janë kryer dy operacione.
Mjeku Gentian Morina ka postuar disa fotografi në facebook, ku tregon se në ora 05:33 të mëngjesit, ka përfunduar operacioni i dytë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas fotografive të postuara dhe disa imazheve rëntgen, mjekët kanë bërë një ndërhyrje në këmbën e pacientit.
“Ora 05:33 sapo perfundoi operacioni i dyte me radhe!”, ka shkruar Morina, ku shihet në foto së bashku me kolegun e tij, Arben Veselaj. /Gazeta Shneta/