Gratë të cilat vendosin që të bëjnë fëmijë në moshë të vonë, janë shumë më të rrezikuara nga komplikimet, kanë paralajmëruar ekspertët.
Ato gra që duan të lindin fëmijë në moshën 44 vjeçare, janë dyfish më të rrezikuara për të vdekur, ose për të vuajtur nga ndonjë gjendje e rëndë shëndetësore, sesa ato që lindin në të 20-tat, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Madje këto gra kanë 10 herë më shumë gjasa që të përfundojnë në kujdes intensiv.
Profesoresha e cila e ka udhëhequr studimin, Sara Lisonkova në Universitetin Britanik në Kolumbi të Kanadasë, thotë se gratë zakonisht brengosen për shëndetin e bebeve të tyre, dhe më pak për komplikimet që mund t’u ndodhin atyre.
“Është e rëndësishme të këshillohen gratë për rreziqet që i presin në shtatzëni të vonë”, ka deklaruar ajo.
“Nënat me moshë më të vjetër janë me rrezik më të lartë sepse ato kanë shumë gjasa që të jenë me mbipeshë ose të sëmura. Fakti që sistemi i tyre riprodhues është më i vjetër, gjithashtu nënkupton rrezik të madh të ndërlikimeve”, ka shtuar Lisonkova. /Gazeta Shneta/