Punonjësit e një klinike në Kolumbi janë tronditur kur i kryen një kontroll mjekësore një vajze 22-vjeçare.
Në fakt, mjekët në vagjinën e vajzës gjetën patate, si formë e kontracepsionit (kundër shtatzënisë), por i cili kishte filluar të mbijë.
Stafi në klinikën e qytetit të Hondas, deklaruan se vajza 22-vjeçare ankohej për dhimbje në fund të barkut, por infermierja, Carolina Rojas ishte shokuar kur pa se në vaginën e pacientes “po rriten patatet”.
“Nëna më tha se nëse dëshiroj që të mos mbetem shtatzënë, duhet të vë patate në vagjinë dhe këtë e besova”, tha pacientja.
Rojas zbuloi se patatja tek vagjina e vajzës ishte që dy javë, duke shtuar se arritën t’i hiqnin këto perime pa ndërhyrje kirurgjike dhe nuk pritet që ajo të ketë pasoja.
Tek tani 22-vjeçarja besohet se e ka kuptuar që kjo nuk është një formë për tu mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar.